Home » Lajme, Ndërkombëtare » Thaçi e Daçiq arrijnë “përparim konkret”

Thaçi e Daçiq arrijnë “përparim konkret”

Bruksel, 21 qershor – Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje të pjesshme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, pas takimit që nisi të enjten mbrëma, ndërsa mbaroi në orët e para të së premtes.

Kryeministrat e dy vendeve Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, zgjidhën detajet për disa çështje të hapura në fushën e drejtësisë, policisë dhe rreth zhvillimet të zgjedhjeve lokale në vjeshtë, raporton rel.

Mikpritësja e takimit, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton tha se në këto negociata është analizuar progresi i deritashëm dhe se ka “progres konkret” drejt normalizimit të raporteve.

“Është bërë punë e mirë dhe është arritur progres konkret. Kryeministrat sot shkuan tutje dhe u pajtuan për një varg çëshjesh të hapura, në veçanti në fushën e drejtësisë, policisë dhe zgjedhjeve të ardhshme komunale. ”, tha Ashton.

Takimi është zhvilluar para takimit të liderëve të BE-së, i caktuar për javën e ardhshme më 28 qershor, për të vlerësuar nëse është arritur mjaft progres në pajtimin e palëve, në mënyrë që Serbia të merr datën e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të nis negociatat për paktin e stabilizimin asociimit.

“Në saje të takimit të Këshillit [të ministrave] dhe Këshillit Evropian javën e ardhshme, unë do të njoftoj vendet anëtare të BE-së për progresin dhe zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Ashton në një deklaratë që lëshoi pas takimit.

Darka e punës në Bruksel që nisi në orën nëntë të mbrëmjes të enjten, ka mbaruar rreth orës 3 pas mesnate.

Edhe përkundër lajmërimeve, palët nuk arritën që gjatë asaj kohe të pajtohen për temat e telekomit dhe energjetikës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch