Home » Lajme, Ndërkombëtare » Thaçi e Daçiq i filluan bisedimet, s’ka kurrfarë nënshkrimi

Thaçi e Daçiq i filluan bisedimet, s’ka kurrfarë nënshkrimi

Bruksel, 20 qershor – Në Bruksel sonte ka filluar takimi ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton. Këto bisedime konsiderohen kyçe për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës, gjë që duhet të mundësojë përparimin e mëtejshëm të dy vendeve drejt integrimeve të dy vendeve drejt BE-së.

Në prag të takimit të sotëm, Thaçi iu tha gazetarëve se tashti është i bindur se sonte do të arrihet ujdia përfundimtare lihdur me zbatimin e marrëveshjes, duke shtuar që Kosova në kohë rekorde do të zbatojë marrëveshjen dhe se është inkurajuese që orosi të tilla vijnë edhe nga qeveria e Serbisë.

Thaçi tha gjithashtu se me Daçiqin do të shqyrtohet edhe çështja e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, si dhe do të bisedohet edhe çështja e amnistisë, ajo e telekomunikacionit dhe e energjetikës, që kanë mbetur të pazgjidhura në bisedimet e grupeve punuese të dy vendeve.

Zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijançiç deklaroi sot se temë e bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, duke demantuar shkrimet e medieve se pritet nënshkrimi i çfarëdo dokumenti të ri.

“Ata do të bisedojnë në kaurë të planit të zbatimit që është miratuar para disa javëve në Bruksel”, tha Kocijançiç dhe shtoi se takimi i sotëm do të jetë rast për vlerësimin e përparimit të deritashëm në zbatimin e marrëveshjes së prillit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch