Home » Lajme » Thaçi: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Thaçi: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim kongresistin amerikan Ed Case, me të cilin jnë pajtuar se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin.

Thaçi ka shkruar në Facebook se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës.

“Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch