Home » Lajme, Vendore » Thaçi: Kosova do të mirëpret vullnetin e shqiptarëve edhe në Maqedoni e edhe në Preshevë

Thaçi: Kosova do të mirëpret vullnetin e shqiptarëve edhe në Maqedoni e edhe në Preshevë

Kryeministri dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka premtuar sot angazhim të fuqishëm të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet e ish Jugosllavisë.

“Këtë mesazh ia kam dërguar  edhe  kryeministrit Daçic se në cdo rrethan që cenon të drejtat  e shqiptarëve në Preshevë  do të ketë  punë me të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon, sepse shqiptarët në Preshevë duhet t’i gëzojnë të drejtat më afirmative,  që të kenë universitetin e tyre, të kenë  hapësirën e tyre ekonomike, të drejtat më të avancuara kombëtare  dhe natyrisht të kenë lëvizje të lirë  në kufijtë e hapur me Kosovën”,  ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se  Kosova do të mirëpret  vullnetin e shqiptarëve  edhe në Maqedoni e edhe në Preshevë për të ardhmen e tyre.

Të gjitha këto deklarata  u bën në drekën e organizuar  nga Thaçi me Këshillin drejtues të partisë./Dukagjini.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch