Home » Lajme » Thaçi: Kosova i mirëpret të gjithë ata që duan të kthehen dhe jetojnë në shtëpitë e tyre

Thaçi: Kosova i mirëpret të gjithë ata që duan të kthehen dhe jetojnë në shtëpitë e tyre

Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin e presidentit Ahtisari në pjesën veriore të Kosovës ka rikthyer sërish si temë debati decentralizimin dhe kthimin e të zhvendosurve nëpër shtëpitë e tyre. Pengesë kryesore për themelimin e komunës së re të Mitrovicës veriore dhe zbatimit të planit të Ahtisarit në veri, mbeten strukturat paralele të Serbisë në atë pjesë të cilat i kundërshtojnë këto vendime.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova i mirëpret të gjithë ata që duan të kthehen dhe jetojnë në shtëpitë e tyre.

Sidoqoftë, si në veri të qytetit të Mitrovicës, ashtu edhe në tri komunat veriore, autoritetet qeveritare e Kosovës nuk kanë arritur të shtrijnë pushtetin për shkak të ndikimit të strukturave paralele serbe atje, të cilat për më gjatë se 13 vjet e kanë gëzuar edhe mbështetjen e Serbisë për këto qëndrime karshi shtetit të Kosovës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch