Home » Lajme, Ndërkombëtare » Thaçi merr pjesë në varrimin e ish-presidentit George H. W. Bush në Teksas

Thaçi merr pjesë në varrimin e ish-presidentit George H. W. Bush në Teksas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe në varrimin e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

Ish-presidenti i ndjerë amerikan, George H. W. Bush, do të varroset në College Station të Teksasit.

Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch