Home » Lajme » Thaçi në 100 vjetorin e Kuvendit të Junikut: Kosova mirëpret çdo deklarim të lirë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Thaçi në 100 vjetorin e Kuvendit të Junikut: Kosova mirëpret çdo deklarim të lirë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Me ftesë të qeverisë së Republikës së Kosovës , kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka marrë pjesë në 100 vjetorin e Kuvendit të Junikut.  Aktivitetet janë mbajtur nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ku, përveç kreu të ekzekutivit, kanë marrë pjesë presidentja e R.Kosovës  Atifete Jajhaga, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, përfaqësues të institucioneve të tjera nga Kosova e nga Qeveria e Shqipërisë, anëtarë të familjeve Jashari, Lladrovci, Haradinaj etj.

Po ky 100 vjetor si duket i ka kthjellur edhe Kosovë edhe Shqipërinë pasi Kryeministri Hashim Thaçi ka lëshuar deklaratën  e parë kundrejt Luginës duke thënë se Kosova mirëpret çdo deklarim të lirë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për të ardhmen e vetë. Edhe ambasadori i republikës së Shqipërisë Islam Lauka ka qenë kritik ndaj Beogradit e sidomos deklaratave të Oliver Ivanoviçit i cili promovimin e abetares e ka cilësuar si promovim të Shqipërisë së madhe. Lauka ka thënë se termi Shqipëri e madhe është një sajesë e qarqeve antishqiptare. Deklaratat e kryeministrit Thaçi dhe ambasadorit shqiptarë në Kosovë Islam Lauka i ka përshëndetur nga Juniku edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe personalitet të tjera nga Kosova dhe Shqipëria, në mes të cilëve edhe Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi. Me këtë rast u vu edhe gurëthemeli për ngritjen e memorialit të “Kuvendit të Junikut”. Kuvendit të Junikut para 100 viteve i ka paraprirë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch