Home » Lajme, Ndërkombëtare » THAÇI NË BRUKSEL: TAKIMI I DOMOSDOSHËM PËR MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE

THAÇI NË BRUKSEL: TAKIMI I DOMOSDOSHËM PËR MARRËVESHJE PËRFUNDIMTARE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur në Bruksel për takimin e radhës me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.  Përmes një statusi në Twitter, Thaçi se tha se ky takim edhe pse i vështirë është i domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘Rrugës për Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën’, ka shkruar Presidenti.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch