Home » Lajme, Ndërkombëtare » Thaçi: Pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

Thaçi: Pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në hapjen e Samitit të Berlinit, është diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin.

Në një postim në Facebook, Thaçi tha se situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar.

“Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Sipas presidentin Thaçi, Gjermania dhe Franca, kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme.

“Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë”, deklaroi presidenti Thaçi, duke ritheksuar se Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë dhe se qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch