Home » Lajme, Politikë » Thaçi: Synimi është që përmes korrigjimit të merret territor, e jo të jepet

Thaçi: Synimi është që përmes korrigjimit të merret territor, e jo të jepet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në debatin me shoqërinë civile për dialogun ka thënë se synohet që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë të përfundojë në pjesën e parë të pranverës së ardhshme, ndonëse ka pranuar që nuk ka periudhë të caktuar për të.

Ai theksoi se njohja reciproke mes të dyja vendeve mund të përcillet me korrigjim të kufijve. Kjo, sipas presidentit, nuk nënkupton ndarjen e Kosovës.

“Njohja reciproke mes dy shteteve mund të përcillet me një proces të dakorduar mes dy palëve për korrigjimin e kufijve. Çka do të thotë kjo, nuk do të ketë ndarje, as shkëputje të territoreve, nuk do të bisedohet kurrë në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës. Ky proces do të shënonte fundin e konfliktit të gjatë dhe jo një konflikt të ri”, ka thënë ai.

Thaçi ka ripërsëritur se kërkesa e Luginës për t’u bashkuar me Kosovës është legjitime, por që synimi është që përmes korrigjimit të merret territor, e jo të jepet. Thaçi tha se pa njohje të Serbisë, Kosova do të mbetet prapa në rrugën drejt BE-së.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch