Home » Lajme » Themelohet Dhoma Kombëtare Tregtare – përfshihet edhe Lugina e Preshevës

Themelohet Dhoma Kombëtare Tregtare – përfshihet edhe Lugina e Preshevës

Kukes-flamujtNë prezencë të kryeministrave Thaçi e Rama, në Kukës është nënshkruar edhe themelimi i Odës Kombëtare Tregtare. Në aktin e themelimit dhe si iniciues është përfshirë edhe Lugina e Preshevës, e në mesin e themeluesve është edhe kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

 

Kukes-Thaci-RamaËshtë themeluar Dhoma Kombëtare e Tregtare nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Biznes Albania, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, dhe Maqedonia. Kryeministri shqiptar i dha mbështetje të madhe krijimit të kësaj dhome, duke ofruar mbështetje edhe në të ardhmen.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, Luan Bregasi, president i Biznes Albania dhe themeluesve tjerë, në mesin e të cilëve edhe kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Ai, shtoi se morën vendim për themelimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare si një bashkësi unike të interesit të përbashkët të përfaqësuesve të bizneseve kombëtare Shqipëri – Kosovë – Maqedoni – Lugina e Preshevës – Mal të Zi.

 

Institucionet nënshkrues të këtij këshilli themelues, do ti kenë fillimisht 11 anëtarë që do të punojnë në komisione për ti dhënë formë juridike statutit dhe qëllimit të kësaj iniciative të përbashkët për themelimin dhe jetësimin deri ne kuvendin e përgjithshëm për zgjedhjen e organeve udhëheqëse.

Kuvendi duhet të mblidhet po sa të përgatitën statuti dhe detyrat e dala nga komisionet e përbashkëta brenda 90 ditësh nga dita e nënshkrimit.

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen nga katër anëtarë themelues, Maqedonia, Mali i Zi dhe Luginën e Preshevës do të përfaqësohen nga një përfaqësues në këshillin themelues të Dhomës Ekonomike Kombëtare.

Dhoma Ekonomike Kombëtare, do të jetë e hapur për të gjithë sipërmarrësit dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare duke u bërë zë i fuqishëm i ekonomisë kombëtare dhe zhvillimit të saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch