Home » Sport » Themelohet Mini Maksi Liga Fëmijërore e futbollit në Preshevë

Themelohet Mini Maksi Liga Fëmijërore e futbollit në Preshevë

Në sallën e Konferencave në Preshevë është mbajtur sot një takim rrethë

themelimit të Mini Maksi Ligës Fëmijërore të futbollit në Preshevë. Të ftuar në këtë mbledhje ishin përfaqësues të Mini Maksi Ligës fubollistike nga Beogradi, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, arsimtar të edukatës fizike, trajner si dhe dashamir të futbollit. Pas tranzicionit të sportit është konfirmuar fundi i një etape të rëndësishme e kulturës fizike në Republikën e Serbisë, me çrast ka filluar faza e re e nevojave të qytetarëve për sport shprehet udhëheqësi i këshillit iniciativë të Mini Maksi Ligës Haki Jahiu. Sipas tij qëllimi primar i këtij projekti është popullarizimi i futbollit dhe njohja e të rinjë me kuptimet themelore të garave sportive. Me këtë rast i pranishëm ishte edhe kryetari i Asociacionit të Futbollit për fëmijë Vlladan Shkoriq. Ndërkaq Haki Jahiu, udhëheqës i Këshillit inicues të Mini Naksi Ligës Fëmijërore në Preshevë deklaroi se kjo ditë është mjaft e rëndësishme për qytetarët e Preshevës dhe se në këtë aktivitet do kenë mundësi të kyçen të gjitha kuadrot ePreshevës.

Haki Jahiu shprehet se në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe punëtorisë për aktivitete sportive Tati si organizator teknik i Mini Maksi Ligës do të krijohen kushte që të rinjët tanë të merren me aktivitete sportive me qëllim të rritjes dhe zhvillimit normal të tyre.

RTV Presheva

One Response

  1. Vanesa thotë:

    jam nga maqedonija shijsuka e rregullt e bigbrother albanija nese jan real kit her vvllaj math duet te jet i drejt dhe fitoren e merr arbri ose ermali dhe kjo asht e drejt sa mandit mos hargjoni kot fjalet se nuk e meriton fitoren arbri nr 1 i bigut

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch