Home » Lajme, NRP, Vendore » Themelohet subjekti i ri politik “Nisma e re për Preshevën” (Video)

Themelohet subjekti i ri politik “Nisma e re për Preshevën” (Video)

Subjekti më i ri në Preshevë “Nisma e re për Preshevën” ka shpalosur iniciativën e saj para mediave. Kryesues i kësaj nisme janë ish anëtarët e Alternativës për Ndryshim me në krye Gazmend Aliun, ish udhëheqës i Ndërmarrjes “Moravica” i cili krijoi një rejting pozitiv falë udhëheqjes së mirë të kësaj ndërmarrje. Gazmend Aliu me shumë ish aktivist të tjerë u nda nga APN shkaku i paknaqësive me menaxhimin e komunës por edhe të partisë nga ana e Shqiprim Arifit. Ditë më parë Organi i përkohshëm shkarkoi Gazmend Aliun nga detyra drejtor i N.P “Moravica” edhe pse më herët mburrej me punën e ti.
Në vazhdim mund të ndiqni konferencën e iniciatorëve të “Nismës së re për Preshevën”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.