Home » Lajme, Opinione » Thirrje e Shoqatës”Trojet e Arbrit” për ulje gjakrash dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Shqipëri

Thirrje e Shoqatës”Trojet e Arbrit” për ulje gjakrash dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Shqipëri

Tensionet politike që janë duke ndodhur këto viteve të fundit në Shqipëri janë si fryt i keq i qeverisjës që kanë ndodhur tash e gati tri dekada në Shqipëri.Shumica e politikaneve shqiptarë fatkeqësishtë ende nuk deshirojnë ta dinë rolin e tyre se funksionet politike dhe shtetërore janë funksione kalimtare dhe jo të përjetshme.

Mosmundësia e Alternativave të reja politike në Shqipëri ku e tërë politika tash e tri dekada sillet rreth tri grupimeve politike pa pasur mundësi që të ngriten alternativa të reja në politikën shqiptare ka bërë që një grumbull politikanësh pozitë dhe opozitë tash e tridhjetë vjet të mëndojnë se pa ata nuk frymohet nuk jetohët dhe as nuk mundet që Shqipëria të ecë përpara.

Zgjedhjet Bashkiake të, 30 Qershorit 2019 ku pozita këmbngulë që të mbahen kurse opozita i ka bojkotuar dhe Presidenti i kaçdekretuar krijon një situatë anarkie dhe kaosi që Shqipëria më, 30 Qershor 2019 të rreshqet në një përplasje civile që nuk dihet se kur mund të ndalet.Për këtë janë të angazhuar edhe shumë shërbime të huaja antishqiptare që po punojnë natë e ditë që çështja shqiptare në Evropën Juglindore të ngelë mbrapa dhe trojet shqiptare të përfshihën nga flaka e kaosi dhe  anarkia.

Shoqata “Trojet e Arbrit” i bënë thirrje politikanëve në Shqipëri që urgjentisht ta shtyjnë datën e zgjedhjeve, të ulën në tavolinë pozitë dhe opozitë dhe pa asnjë kusht të caktojnë datën e re të zgjedhjeve ku në mënyrë demokratike t´iu ipet mundësia e votimit qytetarëve shqiptarë.Po ashtu ftojmë edhe Intelektualët me ndikim në Shqipëri dhe  në te gjitha Trojet Shqiptare,si dhe atdhetarët shqiptarë që duan që Shqipëria të ecë përpara që të bëjnë çka është e mundur që në këtë kohë të pakët sa ka mbetur ti ulnin palët në tavolinë dhe ti qetsojnë gjakrat.Shqipëria dhe shqiptarët kanë ma shumë vlerë për të jetuar, punuar dhe vepruar se sa një grup politikanësh miliarder që e ka kapur për fyti shtetin shqiptarë dhe nuk dëshiron ta lëshoi deri sa ta ngulfatë për vdekje.

Historikishtë e dimë se përplasjet civile në trojet shqiptare kanë lanë pasoja të dhimshme ku këto përplasje vëtem gjatë dhe pasë luftës së dytë botërore kanë lënë të vrarë 47000 shqiptarë  90 % të tyre janë pa varre.Në fund thërrasim politikanët që të mendojnë se paku një herë gjatë gjithë karrieres së tyre politike për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të ulën në tavolinë për të dhënë zgjidhje çështjeve politike.Më mirë sot se nesër do të jetë vonë, kur të shkaktohetë dëmi dhe nuk ka asnjë arsye që të kerkoni fajtorin tek tjetri se fajtorë jeni ju të gjithë së bashku pozitë dhe opozitë, deri sa nuk uleni që të rregulloni problemet shtetërore në bazë të rregullave demokratike.

Në emër të shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë”Trojet e Arbrit” ju bën thirrje për ulje gjakrash dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve Nue Oroshi Kryetar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch