Home » Lajme » Thomas Lersten dhe Michael Metzler sot u takuan me Galip Beqirin dhe Riza Halimin

Thomas Lersten dhe Michael Metzler sot u takuan me Galip Beqirin dhe Riza Halimin

Këshilli Kombëtar Shqiptar

 

K O M U N I K A T Ë

 

Zyrtar i lartë i State Departamentit Thomas Lersten dhe ai i zyrës për zhvillim të USAID-it Michael Metzler sot u takuan me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri dhe Deputetin Popullor Riza Halimi. Kjo vizitë ishte në turin e vizitave të Thomas Lersten që po i bënë  në Serbi dhe Kosovë për tu njohur me situatën aktuale edhe në Luginën e Preshevës.

Duke çmuar punën dhe përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të Halimit dhe Beqirit ai inkurajoj që edhe më tej të mbajnë këtë drejtim të punës.

Deputeti Halimi e njoftoi për arsyet e bojkotimit të regjistrimit dhe situatën politike e të sigurisë në Luginën e Preshevës duke i vënë theks se “qeveria e Serbisë nuk ka vullnet politik për ti zgjidhur këto probleme vitale për shqiptarët e këtushëm.”

Krayetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri i njoftoi me rrjedhën e këtij institucioni të rëndësishëm duke faleminderuar për ndihmën e ofruar nga miqët amerikan. Beqiri pohoi se problemet më të theksuara janë në arsim ku vetëm për shkollën fillore mungojnë afër 100 tituj shkollor, ndërkaq për të gjitha shkollat e mesme afër 300 tituj. Gjithashtu, Beqiri vëri theks për mos pranimin e diplomave me vulë të Kosovës dhe njoftoi me rrjedhën për hapjen e Fakultetit ekonomik në Bujanoc nga Fakulteti i Suboticës.

Në fund, Zyrtari i lartë i State Departamentit Thomas Lersten dhe ai i zyrës për zhvillim të USAID-it Michael Metzler vizituan hapsirat ku do  të vendoset fakulteti ekonomik.

 

Bujanoc, 05.10.2011

Shërbimi për Informim i KKSH-së

Sharing information is a powerful process do homework online using domyhomework.guru

One Response

  1. blero thotë:

    A ka dit more ky i gjori Galipi cka ka dasht prej ketyre zyrtareve,njeriu me i padeshirueshem ne lugine edhe e kan zgjedh,nje pjes te parave te luftes ky njeri i ka vjedh edhe nuk i ka tregu cka kan ardhur nga diaspora.Se ky riza llopov eshte e dredh eshte politikan din me udheheq po i ka hy hajnija ne kry edhe keshtu vazhdon me rrethin e vet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch