Home » Lajme, Vendore » Thyhen barrierat – Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku viziton Luginën

Thyhen barrierat – Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku viziton Luginën

Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku, është ministrja e parë e Republikës së Kosovës që viziton Luginën e Preshevës. Ministrja Çitaku  është pritur  nga kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa  të cilit i ka premtuar ndërtimin e një biblioteke dhe rritjen e numrit të bursave për studentët e Luginës. Pas këtij takimi Ministrja Çitaku ka vizituar shkollën fillore “ Selami Hallaçi “ në fshatin Rahovicë  ku ka ndarë disa libra për nxënësit e kësaj shkolle. Shqetësimet, ministres Çitaku ia kanë përcjellë edhe shoqëria civile, duke kërkuar hapjen e fakultetit shqip në Luginë. Protokolli Beogradit nuk i ka lejuar ministres Çitaku deklarimin për media por ajo gjatë bisedave ka thënë se vizita e saj shënon një relacion të ri mes Kosovës dhe Luginës. Për kryetarin e Preshevës vizita e ministres Çitaku ishte  historike për Luginën. Luginën e  Preshevës ditëve në vazhdim pritet  ta vizitojnë  ministri i financave Besim Beqaj , ministri i shëndetësisë Ferid Agani , ai i arsimit Ramë Buja si dhe ministri i i rinisë dhe sportit Memli Krasniqi.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch