Home » Lajme, Sport » Tifozët maqedonas: Dhoma gazi për shqiptarë

Tifozët maqedonas: Dhoma gazi për shqiptarë

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë e zhvilluar në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep u pasua me thirrje raciste, fyerje për shqiptarët nga tifozët maqedonas.

Disa prej thirrjeve ofenduese të fansave maqedonas të vetëquajtur  “Majmun”  ishin, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë. Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedonia e pastër”.  Ndërkohë që loja përfundoi pa gola edhe pse kombëtarja shqiptare dominoi ndaj asaj maqedonase.

Ky është barazimi i tretë i këtyre dy kombëtarëve. Takimi është zhvilluar në një terren jo të përshatshëm për lojë, ndërsa është përcjellur nga rreth 4 mijë shikues. Rreth 100 tifoz ishin shqiptar nga Shkupi e Tetova.

Trajneri i Përkohëshëm i Shqipërisë  Mustendanagiç  u shpreh I kënaqur me lojën e kuqezinjve.

“Unë jam i kënaqur nga kjo ndeshje. Në këto 4 ditët e fundit kemi luajtur dy ndeshje të mira, por për fat të keq nuk kemi pasur aspak fat. Sot merituam të fitojmë, krijuam disa raste shumë të mira. Ndeshjet e fundit dëshmojnë se futbolli shqiptarë ka të ardhme të ndritur,” tha Mustendanagiç. (INA)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch