Home » Lajme, Vendore » Tiranë: Fjalimi i Z.Ragmi Mustafa në Konferencën Ndërkombëtare “Fqinjët e Shqipërise”

Tiranë: Fjalimi i Z.Ragmi Mustafa në Konferencën Ndërkombëtare “Fqinjët e Shqipërise”

KONFERENCË  NDËRKOMBËTARE  –  TIRANË

8-10 Korrik 2012

 

Tema: Pozita e Shqipëtarëve në Luginë të Preshevës në

periudhën 100 vjeçare ( 1912 – 2012 )

 

Lugina e Preshevës është një trevë e shumicës shqiptare e mbetur në serbi pa vullnetin politik të tyre. Ajo është e banuar me më se 80 mijë banorë shqiptar të vendosur në tri komuna: Presheva, Bujanoci e Medvegja. Pozita gjeografike e sajë ndodhet në pjesën më jugore të serbisë në një sipërfaqe përafërsisht prej 1200 km². Kufizohet me Republikën e Kosovës dhe ate të Maqedonisë. Ekonomia e këtyre komunave është më e pazhvilluara në serbi dhe rajon ku më se 70% e popullsisë së aftë për punë janë të papunësuar.

Që nga pavarësia e Shqiprisë më 28 nëntor 1912, shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe më tutje jetojnë jashtë Shqipërisë tanimë 100 vjet e lirë. Përjetimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjat këtyre 100 viteve nuk dallojnë fare nga përjetimet e shqiptarëve të Republikës së tanishme të Kosovës gjer para 13 viteve, duke qenë të nënshtruar nga qeveritë e ndryshme të Beogradit. Menjëherë pas çlirimit nga perandoria osmane të popujve të ballkanit, Lugina e Preshevës mbetet nën regjimin e ish Jugosllavisë së vjetër. Gjat dy luftërave botërore përpjekjet e shqiptarëve ishin që të bashkohen me trungun e shtetit amë, ashtu si edhe përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës. Gjat tërë kohës së regjimit komunist të Jugosllavisë së Titos shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin të ndjekur politikisht, të internuar, të gulfatur në fjalën e lirë, të diskriminuar dhe të ekzekutuar sipas metodave më perfide si që dinte ti montojë partia komuniste. Me përmbysjen e partisë komuniste dhe fillimit të sistemit plural shumëpartiak, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës organizohen në dy parti polotike që tubojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjersa tani numri i tyre arrin edhe dhjetëshin e subjekteve politike. Pritjet e sistemit politikë shumëpartiak ishin që me vetëorganizim të shqiptarëve dhe lirinë e fjalës së lirë do të zgjidhen problemet e tyre. Megjithatë kjo nuk ndodhi që nga vitet e 90 të shekullit të shkuar e gjer më sot.

Menjëherë pas fillimit të sistemit shumëpartiak e pluralizmit politik, në ish Jugosllavi shpërthyen luftërat prej në Kroaci, Bosnnjë e Hercegovine, Kosovë e më në fund në Luginë të Preshevës. Këto luftëra ndodhën për shkakun e përpjekjeve të diktatorit të Ballkanit Millosheviq për të nënshtruar popujt e tjerë kudo që në ish republikat Jugosllave kishte së paku një serb. Sikur gjat luftës së parë botërore, asaj të dytë dhe këto të fundshekullit të kaluar shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin viktimë e pambrojtur dhe vëzhgues i trishtuar nga sjelljet dhe veprimet e ushtrisë dhe policisë serbosllave.

Në vijim do të përmend disa prej segmenteve më të rëndësishme të problemeve që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës:

 

1-   Kufizimi i lirisë së qarkullimit te njerzëve dhe mllrave

–          mosëhapja e vendkalimeve kufitare ndërmjet Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë

–          vendosja e forcave ushtarake dhe policore të xhandarmërisë në zonën tokësore të  sigurisë, ( militarizimi i regjionit )

–          vrasjet misterioze të shqipëtarëve dhe kurrë të pa zbuluara

–          burgosja e ish ushtarëve te UÇPMB-së sipas proceseve tanimë të njohura, shantazheve dhe montimeve politike

–          Pazhvillueshmëria ekonomike dhe gjendja socio-ekonomike

 

–          shkalla e lartë e papunësisë më gjatë se një shekull gjer në nivelin mbi 70% të papunë e popullsisë

–          privatizimi jo i mirë i subjekteve shoqëroro – ekonomike

–          investimet parciale dhe simbolike në infrastrukturë

2-   Arsimi, kultura, informimi dhe shëndetësia

 

-mungesa e teksteve mësimore në dy nivelet e vetme të shkollimit ate fillorë dhe të mesëm  gjithsesi edhe i planprogrameve adekuate

-angazhimi enorm i fëmijëve shqipëtar në lëndë mësimore më shumë se moshatarët e tjerë me aplikimin e mësimit të gjuhës serbe nga klasa e parë e shkollimit fillorë

-pamundësia e shkollimit të lartë universitarë në gjuhën shqipe në serbi

-mosnjohja e diplomave universitare të arritura ne Republikën e Kosovës dhe vështirësitë në procedurën e ekuivalentimit të diplomave universitare të arritura në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë

-në sferën e kulturës shqiptarët detyrimisht motivohen të punojnë në projekte multikulturore duke lënë pasdore projektet e kulturës së mirëfillt Shqiptare

-pamundësia e perdorimit te lirë të simbolit kombëtar, shkrimit shqip dhe gjuhës shqipe

-lëshimi i dokumenteve të identifikimit me të cilat saktë shihet se mungon identiteti i vërtetë i shqipëtarëve me shkrim qiril dhe diskriminues

-pamundësia e hapjes së maternitetit si domosdoshmëri e kohës edhe pas më se dhjetë vite përpjekje të autoriteteve në Komunën e Preshevës

Nga të gjitha këto obligime që ka Serbia ndaj qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës definitivisht duhet të përgatitet për :

  1. Decentralizim të plotë të Serbisë duke pasur parasysh kriteret e numrit të banorëve, përkatësisë kombëtare të tyre, kulturës, traditës, gjuhës dhe lidhjes teritoriale
  2. Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jenë me tretman të veçantë dhe me kompetenca shumë të avansuara e të zgjeruara duke krijuar hapësirën e një zone të lirë politike e teritoriale në dy kahjet si kah serbia por edhe kah Kosova në drejtim të Prishtinës.
  3. Vlerësimin e kushtueshmërisë dhe ndërlikueshmërisë së realizimit të kërkesave të shqiptarëve apo seriozisht të mendojë dhe gjykojë drejtë duke lënë anash nacionalizmat, emocionet, të shkuarën dhe duke shfrytëzuar përvojat e vendeve me demokraci të avansuar euro-atlantike në lidhje me statusin e Komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në të njejtën mënyrë si mendon për ardhmerinë e Komunave në pjesën Veriore të Republikës së Kosovës.

 

 

 

 

Tiranë,                                                            Kryetari i Komunës Preshevë

8-10,korrik,2012                                                      Ragmi Mustafa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch