Home » Kulturë, Lajme » TIRANË: PËRUROHEN DY VEPRA, ME 1.100 FAQE, TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË, NË SUEDI

TIRANË: PËRUROHEN DY VEPRA, ME 1.100 FAQE, TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË, NË SUEDI

Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

Nga e majta: H.Ibrahimi e M.Gecaj (Tiranë, nëntor 2012))

 

Sot në mesditë, në sallën kryesore “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, u organizua përurimi i veprave “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, nr.1 e nr. 2, të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi. Merrnin pjesë shkrimtarë e poetë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, mësues e nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të kryeqytetit  e tjerë. Gjithashtu, ishin të pranishëm afër 20 anëtarë të kësaj Shoqate, të ardhur posaçërisht nga Suedia.

Veprimtarinë përuruese e hapi koordinatorja, Saranda Iseni dhe pastaj të gjithnë u ngritën në këmbë, kur u dha Himni i Flamurit Kombëtar. I pari e mori fjalën Hysen Ibrahimi, kryetar i ShShAKSh-Suedi, i cili i informoi të pranishmit, për veprimtaritë e zhvilluara nga kjo Shoqatë dhe botimet e shumta të anëtarëve të saj, si në prozë e poezi. Në shenjë respekti e mirënjohjeje për punën e asaj Shoqate, atij iu dhurua një buqetë me lule të freskëta. Ndërsa z.Ibrahimi shpalli vendimin e ShShAKSh-Suedi, se janë pranuar “Anëtarë-Nderi” të kësaj Shoqate dhe u dorëzoi ”Mirënjohje” e buqeta me lule, për bashkëpunimin frytdhnës dhe librat që ata kanë botuar, me temë nga jeta në Suedi,  shkrimtarit të njohur V.Kona dhe publicistit e studiuesit, M. Gecaj. Ndërsa piktorja Lule Bajraktari u dhuroi atyre nga një punim të saj të bukur, me tematikë atdhetare.

 

Në vijim, prof. M.Gecaj përshëndeti në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, ku është kryetare Yllka Beçi e ai sekretar I Përgjithshëm dhe u ndal në lidhjet e vendosura me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Suedi e me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras, si dhe tregoi për vizitat e ndërsjellta.

 

Letrën përshëndetëse për këtë tubim, dërguar nga albanologu suedez dhe miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick, e lexoi Xhavit Çitaku, anëtar i Kryesisë së ShShAKSh “Papa Klementi XI Albani”-Suedi. Pas tij, prof. Fetah Bahtiri (Suedi) foli shkurtimisht rreth punës së bërë, për mbledhjen e krijimeve dhe botimin e dy veprave, “Thesar Kombëtar” (Nr.1 e Nr.2) dhe tregoi projektet botuese për të ardhmen.

Me interes u ndoq përshëndetja e arsimtarit veteran të shkollës shqipe në Suedi, mag. të filologjisë Sadullah Zendeli-Daja, zv. kryetar i  kësaj Shoqate dhe autor i disa disa librave e fjalorëve voluminozë.  Pas fjalës së tij, Gjergj Loka, nxënës i shkollës 9-vjeçare ”7 Marsi” të kryeqytetit, ku është drejtoreshë Dave Marku, recitoi vjershën ”Shqipëria ime”.

Sokol Demaku, shkrimtar e publicist, drejtues i revistës dhe emisioneve të radios ”Dituria, në gjuhën shqipe, solli dëshmi për veprimtaritë e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në qytetin Boras të Suedisë. Pastaj, Halim Laçi nga rrethi i Krujës, i përshëndeti të pranishmit me një rapsodi popullore, e cila u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit.

Kopertinat e veprave të ShShAKSh-Suedi

Në vazhdim, drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Durrësit, prof. Flora Dervishi, shkrimtare e studiuese, foli për vlerat e shumta të dy veprave, që u përuruan, të cilat së bashku janë me rreth 1.100 faqe. Po këtyre librave  ua kushtoi diskutimin e tij edhe drejtuesi i një shkolle në rrethin e Tiranës, Petrit Xhaja dhe foli për përshtypjeve të tij, nga një vizitë e bërë sivjet, në Suedi.

Pastaj përshëndetën pjesëmarrësit në këtë përurim, mbresëlnës dhe të veçantë, për jetën e kryeqytetit tonë: Sabri Maxhuni-Novosella, autor i disa librave dhe pronar i llixhave në Kllokot të Kosovës; veprimtarja e njohur për çështjen shqiptare, Qibrije Hoxha; Gani Bytyçi dhe Fadil Geci, i cili premtoi se do ta saponsorizojë botimin e vëllimit nr.3, të librit ”Thesar Kombëtar”.

Këtë veprimtari përuruese, për librat ”Thesar Kombëtar”, nr.1 e nr.2, e mbylli prof. Osman Ahmetgjekaj (Suedi). Ndërsa H.Ibrahimi njoftoi se, për biblioteka dhe shoqata të ndryshme, do të dhurohen disa  nga këto vepra, si dhe libra të autorëve V.Kona e M.Gecaj, me tematikë nga vizitat e tyre në Suedi.

Në mbyllje, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar nga kryesia e ShShAKSh ”Papa Klementi XI-Albani”-Suedi.

Nesër, përurimi i këtyre dy librave do të bëhet në qytetin e Durrësit, me kujdesin e drejtoreshës, F.Dervishi. Gjithashtu, mysafirët shqiptarë nga Suedia, do të vizitojnë atje shkollat 9-vjeçare ”Demokracia” e ”Iliria”.

Tiranë, 30 tetor 2013

3 Responses

  1. KosovaLindore thotë:

    I respektuari prof Murat Gecaj,Të respektuar të gjithë miqt e tij, që njëherit jeni edhe miqt e mi.
    Letra me këtë info me gëzoi tejet mase. Besoj se edhe të gjithë ju jeni të kënaqur gëzuar.
    Të kënaqur e të gëzuar na ka bërë puna e palodhshme e Shoqatës se Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI- Albani” në Suedi, me në krye z. Hysen Ibrahimi – Kryetar aktual i Shoqatës.
    Derisa na kanë bërë të kënaqur e të lumtur, mendoj se edhe ata të kësaj Shoqate janë të kënaqur e të lumtur.
    Në shenj përshëndetjeje dhe respekti, ua dërgoj këto pak urtësi:
    Çfarë mësova duke ecur nëpër jetën?

    Jeta i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet.

    *Mendimet i ngjajnë prashutës, i cila, përderisa rri e mbyllur, nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën!

    Tri gjëra janë të vështira në jetë: të dëgjosh, të shohësh dhe të heshtësh!

    Tri gjëra nuk kanë kthim mbrapa: fjala e folur, fisheku i zbrazur dhe koha e shkuar!

    S’ka njeri që di çdo gjë, por s’ka as njeri që s’di asgjë!

    Dituria e cila nuk plotësohet, e njejta çdoherë zvogëlohet!

    Shkencëtarët shohin diçka atje ku të tjerët nuk shohin kurgjë.* E VËRTETA, LIRIA dhe VIRTYTI*, janë tri gjëra për të cilat duhet ta
    duam jetën. *( me virtyt nënkuptojmë të gjitha vetitë dhe cilësitë e mira që duhet t’i posedoi njeriu)….
    Përshëndetje e respekt,
    Ismet Hasani, Suedi

  2. KosovaLindore thotë:

    Albert Zholi
    Pershednetje i nderuar! Mora pjese ne promovimin e librave tuaj si shoqate.
    Ishte shume emocionuese.Une do te zhvilloj intervista te herepasheshrshme
    em ju dhe pjesatre te shoqates Tuaj! Me respekt Albert Zholi, k/redaktor i
    agzetes Telegraf dhe kryeredaktor i agzetes Laberia Tirane.

  3. KosovaLindore thotë:

    I respektuari prof. Murat Gecaj,dhe ju miqt e shumtë të tij, që njëherit jeni edhe
    miqt e mi!
    Përshëndetjet më të përzemërta nga Suedia.
    Prof. i respektuar,
    edhe njëherë ju shprehi falenderimet e thella e shumë të sinqerta për info lidhur
    meperurimin/ promovimin e dy verpave: “THESARI 1,e 2” të SHSHAKSH në Suedi, të bërë
    në Tiranë, më 30 tetor 2013.
    Për të bërë edhe unë “diçka”, e i inspiruar nga shkrimi i juaj brilant, përgatita
    një shkrim të shkurtër që ka të bëjmë me Imzot Nikollë Kaçorrin të cilit iu ka
    kushtuar vend dhe shkrim i veçantë në “THESARI KOMBËTAR 2” dhe shkrimin e titullova:
    “Imzot Nikollë Kaçorri në verpat e Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptarë “Papa Klementi
    XI- Albani” në Suedi” – ku e përfshiva edhe shkrimin – info të cilin na keni dërguar
    lidhur me perurimin/promovimin e bërë në Tiranë, më 30 tetor 2013, të cilin po ua
    dërgoj bashkangjitur me këtë letër.
    Këtë shkrim ua dergova për publikim këtyre portaleve: tribunashqiptare.net,
    kosova.kalbemigrant.com, gazetaora.com, … dhe shpresoj se nesër më dt. 2 Nëntor
    2013 do ta publikojnë.

    prsh e respekt,
    Ismet Hasani, Suedi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch