Home » Kulturë » TIRANË: U ZHVILLUA CEREMONIA E VARRIMIT TË DR. IBRAHIM GASHIT

TIRANË: U ZHVILLUA CEREMONIA E VARRIMIT TË DR. IBRAHIM GASHIT

(Familja falënderon gjithë pjesëmarrësit, ata që dërguan
mesazhe dhe disa qendra Interneti etj.)
Sot pasdite, në
varrezat e Tufinës së Tiranës, u zhvillua ceremonia e varrimit të Dr.Ibrahim
Gashit: atdhetar, arsimtar, diplomat, botues dhe veprimtar i njohur për çështjen
kombëtare shqiptare. Ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes dhe të afërm të
tjerë, kolegë, miq e dashamirë, nga Tirana e qytete tjerë të Shqipërisë dhe nga
Kosova. Me këtë rast, për jetën dhe
veprimtarinë e shumanshme të Dr. Ibrahim Gashit foli kryetari i Shoqatës
“Tirana”, z.Arben Tafaj. Në emër të familjes shprehu mirënjohjen dhe i falënderoi
gjithë pjesëmarrësit në ceremoni i
biri, Rezart Gashi. Mbi varrin e të ndjerit u vendosën buqeta me lule të freskëta
dhe kurora të shumta me lule. Pastaj pjesëmarrësit
morën pjesë në një drekë të përbashkët.
Me këtë rast, bashkëshortja dhe fëmijët u shprehin mirënjohjen dhe falenderimin e
tyre të thellë, për nderimin që i bënë njeriut tyre shumë të dashur, Dr.Ibrahim
Gashit, me pjesëmarrjen në këtë ceremoni, si dhe me anën e mesazheve në celular,
telefon e në Internet, gjithë
personave të veçantë, të afërmve, kolegëve,
miqëve e dashamirëve të tyre, me banim në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni,
Amerikë e Kanada, Itali dhe shtete të tjera. Gjithashtu, për mesazhet e tyre
ngushlluese, ju urojnë gjitha të mirat
dhe falënderojnë nga zemra: Shoqatën “Tirana”, Institutin e Historisë së
Kosovës, Shoqatën “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia të SHBA-së, Shoqatën për
“Trashëgimi e Krijmtari Kulturore” në Luginën e Preshevës, Institutin Shqiptar te
Mendimit e Qyteterimit Islam (Tirane), si dhe qendrat e
Internetit: “Fjala e Lirë” (Londër), LGSHD e “Bota e Re”(Nju Jork), “Tribuna
Shqiptare”, gazeta dhe radio te ndryshme e tjerë.
Tiranë, 10 maj 2012
(E dërgoi për publikim: Prof. Murat Gecaj-Tiranë)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch