Home » Lajme » Tjetër gjunjëzim i Mbretërve

Tjetër gjunjëzim i Mbretërve

Real Madridi është gjunjëzuar përsëri para rivalit të përbetuar, Barcelonës pasi ka humbur ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Camp Nou me rezultat 3-2.

Ndeshja filloi me një intensitet të lartë dhe me një dominim të lehtë të Mbretërve.

Në minutën e 15-të Messi me një pasim magjik gjen të vetmuar Iniestan i cili përballë Casillasit në mënyrë mjeshtërore shënon për epërsinë e Barcelonës.Pesë minuta më vonë Benzema godet drejt Valdes, top të cilin e devijon Ronaldo për ta dërguar në portë dhe për të barazuar rezultatin.

Më pas Reali dominoi në tërësi takimin. Ronaldo në minutën e 26-të lëshon një raketë nga mëse 20 metra por Valdes prek topin mjaftueshëm për ta dërguar atë në shtyllë dhe më pas jashtë golit.Më vonë Ozil nuk arrin që përballë portierit të shënoj gol pasi Valdes ishte më mjeshtëror në këtë rast.Një minutë para përfundimit të pjesës së parë Pique pason deri te Messi i cili përballë Casillas shënon për të rikthyer epërsinë e klubit të tij.

 

Më pas ndeshja ishte tejet e balancuar dhe me shumë pak raste për shënim nga dy skuadra. Në minutën e 82-të pas një tollovie të krijuar në portën e Valdes Benzema u gjet më mirë i cili shënoi për të barazuar rezultatin.Sidoqoftë gëzimi i Mbretërve nuk zgjati shumë pasi Adriano në minutën e 88-të pason për mrekulli te Messi i cili me një hedhje shënon për të rikthyer epërsinë e Barcës dhe për të nënshkruar kapitullimin e Mbretërve.Ndeshja përfundoi me rezultat 3-2 në të mirë të Barcelona pikërisht ashtu siç e kemi parashikuar ne në parashikimin e përgatitur dje.

Personal finance http://college-essay-help.org lessons for middle school students I asked dr

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch