Home » Kulturë, Lajme » Toena prezanton “AuvernaMon – Lulëkuqja” të Jamarbër Hoxha

Toena prezanton “AuvernaMon – Lulëkuqja” të Jamarbër Hoxha

Të nderuar miq të Librit dhe të Botimeve Toena.

Ftoj secilin nga ju, të bëhet nesër, pjesë e festës së organizuar për Jamarbërin dhe librin e tij të parë, titulluar “AuvernaMon”.

e premte / 30 prill 2021 / ora 11:00 / te Kalaja e Tiranës

Jamarbër Hoxha, për ju që nuk e njihni, është një djalë 11-vjeçar,
i diagnostikuar me çregullime të spektrit të autizmit,
një djalë në prag të adoleshencës, plot talent e dëshirë për jetën.
Një magjistar i vogël i fjalës së bukur.

“Qielli është si në ëndërr / Unë jam si drita / Unë jam në hije / Një dritë në hije.” (J. H.)

Botimet Toena me plot dëshirë e mbështetën Jamarbërin të botojë poezitë e tij në një libër, prof. Edmond Tupja u kujdes t’i përcjellë këto poezi për te Ju me fjalën e tij të ndjerë e të mençur.
Ju, ejani t’i jepni gëzimin e merituar! 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch