Home » Lajme » “Top Story”: Qarkorja e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe libri i Edi Ramës?

“Top Story”: Qarkorja e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe libri i Edi Ramës?

Për të diskutuar rreth procesit të integrimit, çështje të tjera si Kosova apo marrëdhënieve të jashtme të Shqipërisë me rajonin, BE-në e superfuqitë botërore, në stadion e “Top Story” ishte i ftuar Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Qarkorja e MJ dhe libri i Edi Ramës?

Akuzave të ngritura ndaj MJ për ekzistencën e një qarkoreje të nxjerrë nga ky institucion për të gjitha ambasadat, që kishte të bënte me “pengesat” për promovimin e librit “Kurban” të Edi Ramës, ministri Haxhinasto iu përgjigj: Ministria e Jashtme po goditet me mashtrime. Nuk ka asnjë qarkore që ka të bëjë me librin e zotit Rama, s’ka asnjë qarkore të tillë. E ftova zotin Bushati që të bëjë publike këtë qarkore”.

Më tej ministri hodhi poshtë edhe pretendimet se në ditën që Rama ndodhej në Preshevë, ai kishte ftuar udhëheqësit e Luginës në Tiranë: “Në rastin e Preshëvës, ka qenë një kërkesë e zotit Riza Halimi dhe Galip Beqiri. Ata kishin zgjedhur këtë datë dhe ne nuk mund t’u thonim mos hajdeni në Tiranë sepse është zoti Rama në Preshevë. Problematika e atij takimi ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme, sidomos me arsimin. Edhe njëherë s’ka patur asnjë qarkore për ambasadat për librin e Ramës. Kurrë!”, tha zoti Haxhinasto.

Për diplomatin, Lisjen Bashkurti nuk kanë rëndësi takimet por rikthimi në qendër të vëmendjes së Luginës së Preshevës, e lënë sipas tij, në harresë, por ai nënvizoi ndryshimin e qendrimeve të Tiranës në politikën e jashtme rajonale: “Lugina nuk ka vuajtur nga mungesa e lëvizjes. Mua më vjen mirë që Rama ishte atje dhe liderët e Preshevës ishin këtu. Lugina kishte vuajtur nga harresa. Në marrëdhëniet në rajon duhet të kemi parasysh Kushtetutën, që thotë se “shteti shqiptar ka për detyrë të luftojë për realizimin e aspiratës për bashkimin e shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”. Kjo strategji nuk respektohet, nuk e realizojmë dot këtë. Politika jonë në rajon është  ndalur tek retorika: “faktor stabliteti në rajon” duhet të kalojmë këtë moment”.

Pretendimit të zotit Bashkurti, ministri Haxhinasto iu përgjigj: “Ministria e Jashtme, jo vetëm unë koncepton bashkimi shqiptarëve me integrimin në BE, duke ndërtuar infrastrukturën, tekste e libra të përbashkët etj. Politika e jashtme e Shqipërisë është një aset që i ka rritur imazhin Shqipërisë. Imazhi është sfidë e madhe edhe e diplomacisë, por edhe e shqiptarëve. Imazhi është përpjekje e përbashkët e qytetarëve dhe e partive politike. Përmirësimi i realitetit është themeli i imazhit”.

Në dialogun udhëhequr nga Sokol Balla, u bashkangjitën dhe një grup analistësh e ekspertësh, si Lisien Bashkurti, themelues i Akademisë Shqiptare të Diplomacisë, Mustafa Nano dhe Aleksandër Çipa, kryeredaktor i gazetës “Shqip”.

One Response

  1. Musafiri VV thotë:

    Musafiri
    ” RRENA I KA KËMBËT E SHKURTËRA ”

    Dikur thojshin: “Sherri i Preshevës në dyert e Stambollit ”
    Tani pak më ndryshe: “Rrenat e Riza Halimit dhe të Galip Beqirt në dyert e Qeverisë së SALIUT

    Me të vërtetë rrena i paska dy këmbët e shkurtëra , sa për veten time unë qysh para 20 vitesh i pata hetuar rrenat e Riza Halimit , por fatkeqësisht njerëzit me të cilët
    komunikoja nuk më besonin fare se ai është i këtillë . Por ja sot do të binden të gjithë ata që nuk më besonin nëse shikojnë në faqet e internetit që po lëvizë pa
    ndërprerë fotografija e tri figurave me renome të lartë politike .Nga këto tri fotografi, dy prej tyre u treguan sot se ata janë gënjeshtarët me te mëdhenjë te kësaj pjese të Kosovës Lindore. RIZA HALIMI dhe ortaku i tij,GALIP SHAJKACI .
    Në mesin e këtyre dy fetyrave fatkeqësisht gjindet edhe fotografija e ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë Haxhi Nasko, ecili ra viktimë e sherrit Preshevar.
    Ne si pjesë e elektoratit të partisë për veprim demokratik e mbi të gjitha si popullatë shqiptare e kësaj ane kërkojmë nga ministri i Shqipërisë Haxhi Nasto.
    që kjo rrenë ecila u pregadite ne kabinetet diplomatike te Qeverise se Shqiperis e kishte edhe nje qellim .Andaj ne kerkojme qe kjo të zbardhet sa më shpejtë,dhe të adresohet në vendlindjen e vete.
    Akoma për ne kjo është e paqartë se kush po na gënjen : (Ju,ministër Nasto) Riza Halimi e Galip Beqiri apo mediumet elektronike
    Në këtë rast ne jemi të shokuar për rrenat e këtilla me të cilat manipulohet dhe mashtrohet, e shantazhohet jo vetem elektorti i kësaj partije por e tërë popullata shqiptaret e Luginës së Preshevës.Në ditën e vizitës së Edi Ramës në Preshevë,Riza Halimi dhe Galip Beqiri ikën në tiranë, duke i mashtruar bashkëpunëtorët më të ngushtë të Partisë per Veprim Demokratik,dhe anëtaret e ashtuquajtur te Këshillit Nacional Shqipëtar, kinse këta ishin të ftuar me ftesën e ministrit të punëve të jashtme të Shqipërise,zoti Haxhi Nasto.Ja për këto vizita deklarimi i Ministrit te jashtëm z.Haxhi Nasto, ai thotë ,Halimi dhe Beqiri kishin kërkuar takim ne Tiranë,ditën e vizites së Edi Ramës në Preshevë,dhe ai shton ata vetë e kishin zgjedhur këtë datë dhe ne nuk mund tu thonim mos hajdeni në Tiranë,sepse është z.Ramo në Preshevë.
    Këtu komenti im përfundon vetëm me një fjali ai qe gënjen i thojne RRENC ndërsa çelsi i të gjitha të këqijave që i bën njeriu është R R E N A….
    Përshëndetje,12 02 2012……..

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch