Home » Lajme, Sport » Tottenhami mposhtë Ajaxin, tani në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Tottenhami mposhtë Ajaxin, tani në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Ajaxi do ta mbajë gjatë në kujtesë brazilianin Lucas Moura, i cili shënoi het-trik për ta dërguar Tottenhamin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

“Spurs” kanë bërë sensacion në pjesën e dytë të sfidës kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, duke përmbysur epërsinë e Ajaxit dhe duke fituar ndeshjen me rezultat 2-3, e duke siguruar kalimin në finalen e madhe të elitës së futbollit evropiane.

Skuadra holandeze në pjesën e parë shënoi dy herë përmes De Light (5’) dhe Ziyech (35’), rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, skuadra angleze bërë një super-ndeshje, duke dominuar lojën, ndërsa heroi i kësaj super-sfidë ishte braziliani Lucas Moura, i cili shënoi het-trik (55’, 59’, 90+5’).

Tottenham merr vizën për finalen e madh të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Liverpoolin me 1 qershor në Madrid, ndërsa ëndrra e Ajaxit këtu merr fund.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch