Home » Sport » Toure: City mund ta fitojë LP-në, por…

Toure: City mund ta fitojë LP-në, por…

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure, beson se Manchester City ka gjasa reale për ta fituar Ligën Premier, mirëpo fillimisht duhet t’i fitojë përballjet ndaj Chelseat dhe Liverpoolit.

‘Pasanikët’ kanë një kalendar mjaft të vështirë deri në pushime, pasi do të luajnë kundër: Newcastle, Napoli, Liverpool, Norwich, Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal. Ndërsa Toure thotë se ekipi i tij duhet të marrë pikë ndaj klubeve të mëdha nëse dëshiron trofe.

“Kemi gjasa për ta fituar Ligën Premier. Shkuam në Old Trafford dhe fituam”.

“Por, kemi disa ndeshje të mëdha në Stamford Bridge (ndaj Chelseat) dhe Anfield (ndaj Liverpoolit)”.

“Nëse dëshirojmë të arrijmë sukses në këtë garë, nëse dëshirojmë ta fitojmë atë, duhet t’i mposhtim të gjitha ekipet”, ka thënë Toure për SkySports.com.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch