Home » Lajme, Opinione » TRADHËTIA E MADHE NDAJ SHQIPTARËVE

TRADHËTIA E MADHE NDAJ SHQIPTARËVE

Shkruan Aristotel Petro

Çdo kush sot e njeh historinë legjendare të Skënderbeut. Luftërat për zmbrapsjen e armikut dhe triumfet që arriti gjatë jetës së tij

Dihet mire sot odiseja e Gjergjit që në vegjëli e deri sa u kthye ne legjende, por…

Si do te kishin rrjedhur ngjarjet nëse Skënderbeu nuk do te ishte tradhtuar nga fuqitë e tjera te kohës qe ishin rreth tij?

Kush ishte roli i Romes ?

Si u krijua dhe përse shërbeu shteti qe sot quhet Serbi?

Me kthimin ne atdhe te Skënderbeut dhe me çlirimin prej shqiptareve te disa prej kështjellave kryesore te Arbërisë qendrore linden dy situata; e para ishte e lidhur me inatin që kishte Sulltani ndaj këtij rebelimi dhe dyta, kjo edhe me e komplikuar sesa e para, lidhej me Romen që i frikësohej krijimit të fuqie të pashkatërrueshme mu ne dere te saj. Për këtë arsye mendoj që Roma perpost ‘’admirimit’’ qe kishte për fitoret e Skënderbeut ndaj osmaneve i ruhej dhe forcimit te pozitave te Skënderbeut i cili jo pak here e dëshmoi se ishte ne gjendje te kthehej ne çlirimtarin e te gjitha trojeve te mundshme ku do te përparonte. Ne Gadishullin Italik Skënderbeu ktheu pushtetin ne duar napolitaneve te cilët kishin kryengritje te brendshme. Venedikasit i ktheu mbrapsht sa hap e mbyll sytë kur këta ju vërsulen për pushtim Shkodrës qe ishte ne besët e tyre.

Gjithë ky triumf i Skënderbeut nuk mund te mos shihej me frike nga qarqet sunduese te Romes se atëhershme. Si rrjedhoje e këtij suksesi sulmet Otomane nuk reshten kurrë ne tokat Arbërore . Thuajse çdo vit një ushtri Otomane ishte prezent ne trojet tona duke rrafshuar çdo gjë qe i dilte përpara dhe duke kërkuar te mare me çdo çmim kalatë shqiptare. Dhe…

Shume prej këtyre sulmeve apo fushatave me shume mundësi ishin te sponsorizuara edhe nga vete Roma. Ky konkluzion del nga fakti qe asnjë lloj ndihme vitale e konsiderueshme nuk erdhi kurrë nga gadishulli italik apo diku përreth për mbrojtësit e kalave arbërore.

Një rol tepër te rëndësishëm për arritjen e suksesit te Otomaneve ne Ballkan kishin dhe Serbet. Serbet u bene urë kalimi dhe garanci pritje për Otomanet. Marrëveshjet ndërmjet Serbisë dhe perandorisë otomane bene qe forcat aleate kundër Turqisë te mos bashkoheshin dhe lufta e përbashkët te sabotohej. Konti Vlad i Rumanisë dhe Huniadi i Hungarisë nuk mundën ne momentet decisive te ndihmonin njeri tjetrin. Mirëpo ‘’aleanca’’ e perëndimit me lindjen nuk qe vetëm për mos mbështetjen e Rumanisë, Hungarisë dhe Arbërisë por dhe thuajse kundër krejt Bizantit te dobësuar jo pak. Perëndimit për shumë arsye i interesonte rënia e Kostandinopojës. Këto arsye ishin zhvillimi i tregtisë lindje – perëndim ( qe për mendimin tim ka qene motivi i të gjitha luftërave qe nga antikiteti). Tregtia lindje – perëndim duhej zhvendosur ne boshte te reja dhe këto boshte do te ishin Spanja, Roma, Franca, ashtu dhe si kundër ndodhi.

Per te kuptuar apo treguar një histori duhen dhe referencat përkatëse te besueshme. Ne çdo gjë qe kam treguar deri tani asgjë nuk mund te mohohet por rezultati final i një veprimi mund te kuptohet gjate kalimit te kohërave dhe nga vazhdimësia e rrjedhës së ngjarjeve. Me se shumti nga tregtia me lindjen përfituan Spanja, Roma dhe Franca. Për këtë arsye këtyre nuk ju interesonte te ngrihej nje princ apo nje perandor i aftë që te merrte në duar të ardhmen e popullit te tij. Ne fund te fundit askujt prej këtyre shteteve ende dhe sot, nuk ju ka interesuar liria e popujve te tyre se sa tregtia dhe profiti prej saj. Prej këtij mendimi rrjedh se, krejt perandoria Otomane qe një sajese e interesave me te thella për te zhdukur nga harta Romen e Bizantit e për te përforcuar Romen italike dhe Evropën perëndimore. Ne momentet me ‘’kritike’’ kur kjo perandori kishte mundësitë për te përparuar e përmbysur krejt Evropën disa kthesa ‘’te çuditshme’’ benë qe ushtritë Otomane te tërhiqeshin mbrapa.

Suksesi otomaneve qe marrja e Kostandinopojës, dhe kjo me tradhti. Ky ‘’sukses’’ vazhdoi dhe 50 vjet te tjera deri ne kohen e Sulejmanit, kurse me tej perandoria otomane me tepër ka vazhduar për inerci se sa për aftësi te saj.

Fati i mire apo i keq i shqiptareve ishte se këta ndodheshin ne kufirin e këtyre ‘’përplasjeve’’. Rrugët e lindjes dhe perëndimit kryqëzohen mu mbi trojet Arbërore. Kjo ndoshta është arsyeja qe shqiptaret nuk duhet te ishin bashke. Gadishulli Ilirik qe banohej me se shumti (dhe qe ende banohet) nga shqiptaret u nda ne disa shtete e rajone te ndryshme, me shpejtësi u krijuan Serbia, Bullgaria, Mali i zi, Kroacia, Dalmacia dhe se fundmi Greqia. Banoret vendas me zjarr e me hekur u vranë , u dëbuan dhe u asimiluan ne shtetas te një shteti te ri sipas hartës se sotme.

Ende sot odiseja e shqiptareve nuk ka përfunduar.  Ende nuk dëshirojnë te tërheqin shpatën e ngulur thelle ne trupin e Arbërisë, pushtetet ne tokat arbërore dhe politikanet stimulohen te mbajnë te zvargur te drejtën e popullit legjendar shqiptar për te qene popull i pavarur. Bashkimi me Kosovën dhe troje te tjera nuk ju intereson pikërisht këtyre vendeve te cilat po bëjnë çmos qe ky bashkim te mos ndodhe. Janë po këto shtete që hapur po investojnë dhe propagandojnë për krijimin e nje kombësie të re…

Kombit Kosovar!

Për çfarë do të shërbejë krijimi i kombit Kosovar përveçse përçarjes se me tejshme nder shqiptare?

Kujt do ti interesonte ndërzimi shqiptareve kundër shqiptareve?

A nuk eshte vepruar ne te njëjtën mënyre me te gjitha shtetet e Ballkanit te sotëm?

A nuk është entiteti serb me i urryeri nder shqiptaret?

Perse?

Ne fund te fundit Serbet në me te shumtën e popullsisë se tyre nuk kane rrënjë te ndryshme nga shqiptaret, për veç gjuhës se ndryshuar dhe prapashtesave ne mbiemra fizionomia e tyre nuk është aspak me e ndryshme nga ajo e shqiptareve (përjashtojmë pakicat mongole qe janë instaluar ne serbi ne kohet e vona. )

Ka shume pyetje te cilave po t’ju shkohet deri ne fund mund te kuptohet mjaft mire arsyeja e tradhtisë ndaj shqiptareve….

Ndërkohe tradhtia vazhdon !

Por…

Është ne grahmat e fundit!

Qarqet e ndryshme që kane mbajtur gjallë afshin e ndërzimit antishqiptar kane filluar te tkurren . Shume nga shtetet Evropiane po i shohin Shqiptaret me një sy me real. Politikat e tyre ndaj Shqipërisë e shqiptareve pritet te marrin një drejtim tjetër. Drejtimin e të vërtetës dhe barazisë . Italia ky shtet gjigand industrial po tregon prej disa kohesh shenja afërsie dhe përkrahje edhe pse duket e pa besueshme, këto shenja priten dhe prej fqinjëve me djallëzore qe kemi pasur si Serbia dhe Greqia. Ne ketë rruge te heqjes se barrierave integruese ndaj shqiptareve mbetet ende Turqia, por, sado qe Turqia te pengoje, unë besoj se, fundi i tradhtive dhe dredhive ndaj Shqipërisë e shqiptarëve është i afërt.

Shqiptarët meritojnë vëmendje dhe vlerësim sepse kur kjo ndodh ata japin maksimumin.

Ne fund te fundit shqiptaret nuk kane qene kure inferior ne asnjë drejtim dhe ky inferioritet artificial qe u është imponuar shqiptareve sidomos këto dy shekujt e fundit ka ardhur koha te eliminohet plotësisht. Sot, shqiptaret janë pjese aktive ne shumicën e globit dhe ne çdo kontinent. Shqiptaret jo rralle janë pjese e elitës se artit,te sportit ,te shkencës e te profesioneve nga me te ndryshmet. Ajo qe deri me sot ka munguar tek shqiptaret është shkëlqimi ne politike dhe kjo, jo se shqiptaret nuk i kane pasur mundësitë por sepse te aftëve ju është penguar ngjitja në elitën e politikës shqiptare. Stimulimi i klikave shoviniste antishqiptare ka investuar dhe investon që politika shqiptare të uzurpohet nga individë qe vetëm Shqipërisë e shqiptareve nuk u kane shërbyer. Është i pamohueshëm fakti se ti mohosh shqiptareve lirinë dhe Atdheun do te thotë te ndezësh një zjarr te madh dhe tashmë (për të shmangur ndezjen e këtij zjarri) është koha që sa më shpejt, shqiptarëve tu njihen të drejtat e tyre dhe te mos nëpërkëmben më . Vetëm kjo do të vendoste njëherë dhe përgjithnjë paqen në rajon dhe në mbarë Evropën.

Aristotel Petro 14 Tetor 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch