Home » Lajme, Vendore » Tradita për të rikujtuar të rënët në Isë Ukaj të vazhdojë edhe viteve në vijim

Tradita për të rikujtuar të rënët në Isë Ukaj të vazhdojë edhe viteve në vijim

Me rastin e dhjetë vjetorit të vendosjes së pllakës përkujtimore dhe caktimit të datës për të rikujtuar të rënët e Malësisë në periudha të caktuara kohore gjatë kësaj të diele ata u takuan sërish në këtë pjesë të Malësisë. Bashkësia lokale Caravajkë është emblemë e Malësisë duke u nisur nga Lëvizja Kombëtare e shqiptarëve e deri më sot. Obligimi i të rinjve është që këta njerëz ti përkujtojmë me shekuj tha kështu në fjalimin e tij, Demush Berisha.

 Moti i keq nuk ndaloi malësorët dhe qytetarët në përgjithësi për të dalë në lagjen Isë Ukaj dhe për të nderuar martirët dhe dëshmorët e rënë. Me rastin e dhjetë vjetorit të vendosjes së pllakës përkujtimore dhe caktimit të datës për të rikujtuar të rënët e Malësisë në periudha të caktuara kohore gjatë kësaj të diele ata u takuan sërish në këtë pjesë të Malësisë. Porosia në emër të organizatorëve të këtij evenimenti ishte që tradita për të rikujtuar të rënët të vazhdojë edhe viteve në vijim.

Gjaku i dëshmorëve nuk u derdh kot në këtë tokë që rriti trima që i dolën zot këtij vendi. Bashkësia lokale Caravajkë është emblemë e Malësisë, ky vend është me të kaluar historike duke u nisur nga Lëvizja Kombëtare e shqiptarëve e deri më sot. Obligimi i të rinjve është që këta njerëz ti përkujtojmë me shekuj tha kështu në fjalimin e tij, Demush Berish. Për sfidat që kanë kaluar të parët e tyre folën edhe familjarë të të rënëve në lagjen Isë Ukaj. Ditën e përkujtimit të të rënëve në këtë vend e dëshirojnë të pranishmit që të jetë datë veçantë dhe asnjëherë të mos shkoj në harresë. Për të nderuar të rënët e lagjes Isë Ukaj u vendosën edhe kurora lulesh, ndërsa mesazhet përçuese të këshillit organizativ ishin që viteve në vazhdim të organizohet edhe akademi përkujtimore për martirët dhe dëshmorët e rënë.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch