Home » Opinione » TRAGJEDIA E KUMANOVËS, SI NJË PRETEKS PËR NDRYSHIME TË MËDHA POLITIKE NË MAQEDONI

TRAGJEDIA E KUMANOVËS, SI NJË PRETEKS PËR NDRYSHIME TË MËDHA POLITIKE NË MAQEDONI

Fehmi RAMADANI-2Fehmi RAMADANI

 

Tragjedia e 9 majit 2015 në Kumanovë do të jetë udhërrëfyesi kryesor se në çfarë drejtimi do të shkojë Maqedonia dhe jo vetëm ajo, i gjithë rajoni dhe Ballkani perëndimor.

 

Në Kumanovë ka filluar të luhet lojë e madhe me “lojtar të vegjël” për “interesa të larta”. Aty kanë filluar të thyhen interesat gjeostrategjike të fuqive të mëdha ndërmjet politikës së “boshtit totalitar rus dhe pansllavist” (totalitarizmi rus dhe ndikimit të tij politik) dhe “boshtit të politikës së demokracive të zhvilluara dhe vlerave më të avancuara individuale dhe njerëzore” (politika e demokracive evropiane dhe të drejtave njerëzore dhe humane).

 

Pas invadimit rus në Ukrainë, përkatësisht në Krime dhe disa pjesë të saj, dhe dobësisë së boshtit të “demokracive të avancuara”, për shkak të refuzimit të forcës për ta ndalur “totalitarizmin rus”, tani më kemi një përpjekje tjetër të kësaj ideologjie ruse që në Ballkan të rikthej ndikimin e tyre të vjetër.

 

Ky “totalitarizëm rus” është planifikuar të realizohet për mes Projektit “South-Stream”, i filluar qysh në vitin 2012, ndërsa përpjeka e Rusisë është që të anashkalohet “transiti i gazit rus” për mes Ukrainës dhe drejtimi

viagra24 online pharmacyhttp://pharmacy-24hour-canadian.com/viagra24pharmacy-canada.comcheap calan price

i “South Stream-it” do të ishte pikë tjetër strategjike e këtij gazi për në Evropë.

 

Evropa këtë projekt e kishte refuzuar dhe në hakmarrje e sipër Rusia kishte zgjedhur Turqinë si “tokë transiti i këtij gazi”, së pari për në Greqi, pastaj Maqedoni dhe Serbi, në formë që të shtrijë ndikimin e saj të interesit gjeostrategjik dhe politik edhe për rreth shteteve tjera të Evropës dhe krijimit të aleatëve për interesat e tyre.

 

Maqedonia e zgjedhur si trampolinë e këtij interesi dhe si udhëkryq shumë i rëndësishëm i “boshtit pansllavist dhe totalitar”, padyshim se është zonë shumë e rëndësishme në ndikimin e saj.

 

Në Kumanovë, Evropa dhe Amerikë e kanë kuptuar më herët depërtimin e interesit totalitar rus, ndërsa shqiptarët janë vënë në murin pengues të realizimit të këtij qëllimi.

 

Maqedonia si një shtet që po mbahet dhe financohet kryesisht nga Evropa dhe Amerika, pas rastit të Kumanovës, tani më ka shpalosur haptas orientimin e saj në përqafim të “interesave gjeopolitike ruse” duke refuzuar interesat e botës perëndimore.

 

Kjo krijesë e brishtë demokratike, me probleme të vazhdueshme ndëretnike, me probleme të shumta shoqërore, me një ekonomi të dobët, probleme me fqinjët dhe probleme të një klase të inkriminuar në raste të ndryshme politike, raste të shumta korruptive dhe me problemin e saj strategjik të pikëpyetjes ndërmjet demokracive evropiane, apo “totalitarizmit dhe ndikimit rus” vështirë do të arrij të mbaj këtë shtet në këmbë të shëndoshë.

 

Rasti i Kumanovës është vetëm si një pasojë e një krize më të thellë globale të konfrontimit ndërmjet dy boshteve, atij të vlerave të përparuara demokratike dhe të atij shtypës dhe të një ideologjie nacionaliste, pansllaviste dhe totalitare.

 

Ngjarja e Kumanovës, klasën politike të këtij shteti, të përkatësisë maqedonase dhe shqiptare i ka gjetur plotësisht të pa përgatitur për sfidën e radhës.

 

Kriza e Kumanovës e tejkalon problemin ndëretnik të këtij shteti edhe pse paraqet element shtesë të ngarkesës së saj. Kjo krizë ka një dimension uniteral, shumë dimensional të ekzistencës, apo të mos ekzistencës së kësaj krijese dhe këtë gjendje nuk janë duke e kuptuar politikanët e këtij shteti.

 

Kumanova është vetëm preteksti, ndërsa qëllimi është më i madh. Evropa, Amerika dhe demokracitë tjera të botës, pas një investimi të gjatë dhe të shumtë në rajon nuk dëshirojnë “kthimin e ndikim rus në rajonin e Ballkanit”, prandaj Kumanova do të duhet të shërbej si pika e fundit e ndalesës së shtrirjes së kësaj politike.

 

Megalomania e politikës së këtij shteti qëndron se ende nuk e kanë arritur të kuptojnë qëllimin final të kësaj ngjarje, sepse janë ndërtues dhe hisedarë të një sistemi jo demokratik dhe shumë të korruptuar shtetëror dhe më shumë se ky segment këta nuk kishin punuar. Por, kur kësaj i shtohen edhe nacionalizmat primitivë të tyre, atëherë padyshim se kriza mund të thellohet edhe më shumë dhe me pasoja më të mëdha për vendin e tyre dhe rajonin.

 

Tash, pas rastit të Kumanovës, politika shqiptare e këtij shteti, përfundimisht duhet të mbledhin trutë dhe të kuptojnë gjendjen në të cilën janë futur si komb dhe të bëjnë politikën më racionale të mundshme çfarë mund të përfitojnë nga kjo situatë aq tragjike për popullin shqiptarë, por edhe aq komike për politikën e saj.

 

Kumanova duhet të shfrytëzohet që politika shqiptare të bashkohet, por jo vetëm ajo e Maqedonisë, por politika shqiptare e krejt rajonit dhe të hartojnë planin e përbashkët ndaj përballjeve të papritshme politike që mund të sfidohen në të ardhmen.

 

Ata, tashmë njëmend duhet të braktisin projektet e interesave të ngushta dhe të rreshtohen në krah të projektit të interesave të tyre kombëtare, në përputhje me projektin e demokracive të zhvilluara. Ata duhet të futen nën ombrellën e projektit të Bashkimit evropiane dhe amerikan dhe më në fund të kërkojnë trajtimin e tyre si një popull i barabartë i këtij shteti.

 

Në këtë kontest, padyshim se ky kurs politik në këtë shtet duhet të ndryshojë, por rolin e tyre politik primar duhet ta udhëheqin Tirana dhe Prishtina, të cilët në këtë momente nuk duhet kursyer asgjë në ndihmë të shqiptarëve të Maqedonisë, projektit evropian, pra projektit të demokratizimit dhe integrimit të rajonit në rrjedhat euro-atlantike.

 

Ndryshe, mos realizimi i këtij projekti do të rezultojë me zinxhirin e problemeve të një pas njëshme dhe destabilizimin e rajonit, pasojat e të cilit do t’i bartin të gjithë, si shqiptarët, maqedonasit, serbët por edhe të tjerët në përgjithësi.

 

Tragjedia e Kumanovës duhet të jetë alarmi i fundit i këtij shteti, se pa ndërtimin e një shoqërie të qytetarëve të barabartë nuk mund të ekzistojë asnjë krijesë shtetërore në rajon dhe më gjerë.

 

Prandaj, ndërtimi i Maqedonisë së qytetarëve të barabartë si koncept i botës së qytetëruar do të ishte garancia e vërtet dhe më e sigurt për ruajtjen e saj, por edhe do të mund të bëhet një shembull i mirë e jetesës ndëretnike në këto hapësira. Çdo kurs dhe çdo ideologji tjetër jashtë kritereve të botës demokratike dhe jashtë vlerave të zhvilluara njerëzore dhe humane nuk do të mund të ndihmojë në mbijetesën e Maqedonisë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch