Home » Lajme » Trajneri Preshevar Enver Sahiti nis mir me KF Bashkimin, katër miqësore, katër fitore

Trajneri Preshevar Enver Sahiti nis mir me KF Bashkimin, katër miqësore, katër fitore

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova është në vlugun më të madh të përgatitjeve për kampionatin e ri në Ligën e tretë të Maqedonisë në futboll.

Gjatë kësaj faze stërvitore, zi-gjelbrit të drejtuar nga trajneri Enver Saiti, kanë zhvilluar katër ndeshje miqësore dhë të të katërtat i kanë fituar. Bashkimi ka mundur CSK-në me rezultat 8-1, Vojnoviçin 11-1, Karposhin 2-0 dhe së fundmi skuadrën Albarsa (anëtar i ligës së tretë) nga Çairi i Shkupit me rezultat 2-1.

Fitoret në ndeshjet miqësore dhe përgatitjet e mirëfillta japin shpresë se Bashkimi në sezonin e ri do të hyjë me ambicie për të zënë vendin e parë.

Nga klubi i Bashkimit njoftojnë se të dielën (ora 17:00) do të zhvillojnë edhe një ndeshje përgatitore me KF Fortuna nga Hasanbegu i Shkupit, skuadër kjo që ka një përvojë të madhe në këtë kategori.

Ndryshe, skuadra e Bashkimi kryesisht është e përbërë nga lojtarë, që në të kaluarën kanë qenë pjesë e shkollës së futbollit Bashkimi, e që sot mëtojnë të kthejnë ekipin aty ku ishte dikur. Gjithashtu vlen të përmendet se ndeshjet e Bashkimit në Kumanovë po ndiqen nga një numër i madh i sportdashësve të futbollit të cilët e kanë në zemër këtë klub.

Video playlist classroom-management techniques watch the player below to see the whole playlist, http://www.domyhomework.guru/ or view it on youtube

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch