Home » Lajme » TRASHËGIMIA KULTURORE DHE NATYRORE NË PRESHEVË

TRASHËGIMIA KULTURORE DHE NATYRORE NË PRESHEVË

“Ne nuk e kuptojmë se ka popuj që janë zhdukur nga ky rruzull tokësor dhe jo pse s’kanë pasë politikanë të mirë, por sepse kanë qenë mospërfillës ndaj kulturës së vet”

“Popujt radhiten në botë sipas trashëgimisë së kulturës”

Shkruan : Xhemaledin Salihu

Gjendja e tanishme e Trashëgimisë

 

 

Presheva si vendbanim daton nga periudha parahistorike.Pra, ajo bënte pjesë në Mbretërinë Dardane dhe ishte pjesë e kulturës iliro dardane.

Presheva, gjatë historisë së saj të bujshme dhe të pasur pati periudha të ndryshme të progresit kulturor. Andaj edhe trashëgimia e saj është e pasur dhe e bollshme nëpër periudha të ndryshme kohore. Trashëgimi na ka mbetur,  si nga periudha parahistorike, ashtu edhe nga periudha e kohës së vjetër, nga periudha e kohës së mesjetës dhe nga periudha e kohës së re.

Secila prej këtyre periudhave në vete ka pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore. Asnjë prej këtyre periudhave, gjegjësisht trashëgimia e tyre kulturore dhe natyrore gjatë këtyre nuk ësht hulumtuar, studjuar, identifikuar, regjistruar, ruajtur dhe mbrojtur sa duhet. Kështu, sot kemi shumë objekte dhe gjësende të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, sidomos asaj shqiptare të rrezikuar, të prishur, të huazuar dhe aspak të ruajtur, të mbrojtur dhe nën përkujdesjen e shtetit.Pra, gjendja edhe pozita e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në komunën e Preshevës është e vështirë me tendencë të shkatërrimit total të saj.

Ato, në emër të ndërtimeve moderne, gërmimeve jo zyrtare arkeologjike, dorës së njeriut, të paditur dhe për një interes personal apo kolektiv përfitimi, objektet dhe gjësendet të trashëgimisë kulturore dhe natyrore me vlera historike, arkeologjike, artistike aspak nuk kursehen, rrezikohen deri në shfarrosjen e tyre. Andaj popullata, institucionet, organet shtetërore, shoqëria civile, Shoqata për Trashëgimi në Preshevë me fanatizëm të madh duhet t’i ruajë dhe t’i mbrojë edhe ato pak objekte që kanë mbetur në komunën e Preshevës, të cilat kapërcyen stuhitë me ndonjë të çarë, shembje dhe gërvishtje apo edhe dëmtim.

Në të kaluarën jo të largët të këtyre ndërtimeve moderne ndodhën katastrofa të mëdha dhe nuk u kursyen objektet dhe gjësendet e Trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Kështu u prish Hamami i Vjetër i Preshevës, për tu ndërtuar një ndërtesë moderne disa katëshe në rr. R. Sadiku në Preshevë.

Përmbi qytetin e Preshëvës së Vjetër dhe Varrezave të qytetit të Vjetër të Preshevës, në të majtë dhe në të djathtë të rrugës Preshevë-Gjilan, te Mullinjtë u ndërtuan shtëpi private me leje apo pa leje të organeve përkatëse. Nuk kemi informatë se a ka reaguar komuna dhe Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore në Nish. Thuajse u rrafshuan 20 mullinjtë e Preshevës, te vendi i quajtur „Mullinjtë“, te Kisha. Livadhi i Shehut, një park natyror për pushime, rekreacione dhe pukniqe u dëmtua shumë dhe aty u përqëndrua një kazermë ushtarake.

Shpella e Ilincës, Vrella e Ilincës, Shpella e Arushës, Guri i Shpuem Kalaja e preshevës, etj. janë lanë në mëshirën e natyrës, por edhe prishjes nga dora e njeriut.

Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari Kultuore në Preshevë përshëndeti hapjen e rrugicës/shtegut/ për në Kalanë e Preshevës, por me një përkujdesje që të mos rrezikohet Kalaja, eksponatet që gjenden në këtë vend arkeologjik si dhe të konsultohen ekspertët e lëmisë. Për këtë arsye Shoqata me drejtorin e Moravicës vuri kontake të drejtperdrejta me Qendrën Rajonale për Trashëgimi, të Minsitrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës në Gjilan dhe u konsultua me ekspertë në lëminë e trashëgimisë. Atëherë, detyrë e jona mbetet që në këto punë të filluara t’i permbahemi udhëzimeve të tyre, të përsëritura disa herë para të drejtuesve në fjalë. Poashtu, Shoqata vuri kontakte edhe me arkeologun e Prishtinës, Z. Haxhi Mehmetaj, i cili pranoi për një bisedë me te, për të marrë udhëzime lidhur më punët në Kalanë e Preshevës.

Sipas Falorit të Gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, 1981, f. 2017:

4.Trashëgimi gjithçka përparimtare, që është krijuar nga të parët tanë në fushën e kulturës, artit, të shkencës, etj., që është ruajtur e pasuruar brez pas brezi dhe që e marrim si diçka me vlerë, e përdorim dhe e zhvillojmë më tej. Trashëgim i pasur (i shëndoshë). Trashëgimi kombëtar. Trashëgojmë traditat më të mira të të parëve.

Në Ligjin për Trashëgiminë kulturore,  të miratuar më 9 tetor 2006 nga Kuvendi i Kosovës, f. 1:

1.3. Trashëgimi kulturore në kuadër të këtij Ligji përfshinë: trashëgiminë arkitekturale, arkeologjike, të luajtshme dhe shpirtërore, pavarësisht nga koha e krijimit dhe ndërtimit, tipi I ndërtimit, përfituesit, krijuesit ose implementuesit e punës.

1.Trashëgimia arkitekturale ose ndërtimore përbëhët nga;

-monumentet historike, arkeologjike dhe artistike shekncore,

-ansamblet ose tërësia e ndërtesave; ndërtesat urbane ose rurale ta dalluara për nga vlerat historike, arkeologjike, artistike, shekencore,

-fushat e konservimit arkitektural; fushat që përmbajnë punë të kombinura të dorës së njeriut dhe natyrës, të dalluara nga vlerat historike, arkeologjike, artistike, shkencore.

2.Trashëgimi arkeologjike nënkupton ndërtimet, strukturat dhe grupet e ndërtesave, vendbanimeve të zhvilluara, objektet e luajtshme, monumentet e llojeve të ndryshme dhe përbërjeve të tyre, të gjeturan tokë ose nën ujë.

3.Pejsazhet kulturore nënkupton një fushë, ashtu si perceptohet nga njerëzit, karakteri i të cilës është rezultat i veprimit dhe ndërveprimit të faktorëve natyrorë dhe/ose njerëzorë; nj componentë esenciale e ambientit te njerëzve.

4.Trashëgimi e luajtshme janë objektet që janë shprehje ose evidencë e kreativitetit njerëzor ose e një zhvillimi natyror, të dalluara për nga vlerat historike, arkeologjike, artistike.

5.Trashëgimi shpirtërore përfshinë format e shprehjes kulturore të traditave ose të zakoneve popullore, të gjuhës, festive, riteve, valles, muzikës, këngës dhe shprehjes artistike.

6.Trashëgimi naturore nënkupton objektet natyrore me vlera të posaçme

shkencore, turistike, rekreative, religjioze.

Detyrat e ardhshme

 

 

Së shpejti duhet ndërrmarë masa urgjente për ta shpëtuar këtë trashëgimi kulturore dhe natyrore të mbetur, ende të pa prekur, ende të pa dëmtuar, ende të pa rrezikuar nga dora e njeriut.. Gjithashtu mbetet detyrë e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, po edhe institucioneve të tjera relevante, si psh.: Komunës së preshevës, Entit për mbrojtjen e monumenteve kulturore që të ndërmarrin masa shumë shpejtë, për ta shpëtuar një trashëgimi të tërë në komunën e Preshevës, e cila po tjetërsohet dhe po humbin gjurmët arkeologjike, arkitektonike, naturore, kulturore, historike të një historie te bujshme dhe të pasur, në të kaluarën dhe në të sotmen të Preshevës. Poashtu mbetet detyrë e ngutshme që këtë trashëgimi ta identifikojmë, ta evidentojme, ta regjistrojmë, ta ruajmë dhe ta mbrojmë brenda mundësive tona intelektuale dhe materiale.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, në planin dhe programin e saj të punës për këtë vit i ka shtruar vetes për detyrë të parë ta identifikojë, ta evidentojë, ta regjistrojë, ta bëjë një Listë të objekteve dhe gjësendeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ta bëjë datobazën e Trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe nga ajo Listë t’i propozojë Entit për mbrojtjen e monumenteve kulturore, historike e fetare në Nish,  Kuvendit komunal dhe Institucioneve të tjera që merren më këtë lëmi apo kanë të bijnë më këtë lëmi, ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj trashëgimie. Ndërsa nga Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore të kërkojë që disa nga këto trashëgimi t’i shpallë monumente kulturore, historike, fetare dhe t’i merr nën mbrojtjen e tij.

Për të mos ndodhur rrezikimi, por edhe çfarrosja e objekteve dhe gjesendeve të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore ka marrë për detyrë që në të ardhmenë t’i kryejë këto punë, lidhur me Trashëgiminë në komunën e Preshevës:

 

1.Të bëjë identifikimin dhe evidentimin e objekteve dhe gjësendeve të Trashëgimisë,

2.Të hartojë Listën-Regjistrin e Trashëgimisë të digjitalizuar, sëbashku me datobazën,

3.Të bëjë propozimin e objekteve dhe gjësendeve kulturore dhe natyrore që duhet të hyjnë në listën e monumenteve kulturore të Entit për mbrojtjen e monumenteve kulturore nëNishdhe Listën e monumenteve kulturore nën mbrojtjen apo përkujdesjen e Kuvendit komunal.

4.Të propozojë hapjen e një Arkivi dhe Muzeu komunal, ku do të ruhen materialet arkivore i Luginës së preshevës dhe eksponatet e Trashëgimisë, dhe

5.Të hartohet Harta e vlerave të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

 

Në vazhdim po japim disa nga objektet dhe gjësendet e Trashëgimisë kulturore dhe natyrore(arkitekturale, arkeologjike, shpirtërore, natyrore):

Kacipupi, oppidum dardan në Rahovicë, Lugjet në Bërçec, Kalaja e Preshevës, Kalaja e Bërçecit, Vendbanimi i Vjetër Mirashec, në rrugën Bukuroc-Rahovicë, Vendbanimi i Vjetër, lokaliteti „Bostanishte“ me infrastrukturë të zhvilluar në Zhunicë, Vendi i quajtur „Gropat“ në Geraj, Kalaja e Bushtranit, Guri i Norçës, Kështjela e Lagjes Xhinaj, Kështjella e lagjes Iseukë(Isevukë), Lugu i Brinjës, Vendi „Urat“ te Shkolla e Caravajkës, Livadhi i Shehut, Livadhi i Valevës, Ostrovica, Guri i Shpuem në Preshevë, Vendi „Lugjet“ në Ilincë, Guri i Gatë në Tërrnavë, lokaliteti „Biga Hecë“ në Gare, Varrezat e Lezbalisë, Kulla në Sefer, Ostrovica, Maja e Malit në Preshevë, Kodra e Peçenës, Xhamia e Vjetër, Xhamia e Poshtme, Medreseja e Vjetër, Ndërtesa e Komunës së Vjetër, Vila „Letafet“, Teqja e Preshevës, Teqja e Tërrnavës, Kisha në Preshevë, Kisha në Rahovicë, Shtëpia e Nexhmije (Ejup) Ahmetit, në rr. e Rinisë, Preshevë, Shtëpia e Ibrahim Kelmendit, Shtepia e Mehmet Fejzullahut, Shtepia e Fahredin Kurtishit, Shtëpia e Hajrullah Hajrullahut, Dyqani i Abdulla Haxhi Veliut, Ndërtesa e Kooperativës Bujqësore, Ndërtesa e Kinemasë së Vjetër, Posta, Ndërtesa e Komitetit, Shtëpia e Sylkëve, Shtëpia e Xhevat Demirit, Shpella e Ilincës, Shpella e Arushës, Trungu/Lisi/ i Çarrit në Rahovicë, Vendet „Allajt“ në Preshevë dhe Rahovicë, Banjka në Miratoc,

Ujëndarësi në Çukarkë, Mulliri i Rashëve, Mulliri i Ymer Efendisë, Mulliri i Ramadan Kadriut të Haxhajve në Rahovicë, Mulliri i Ismail Gaxhajve në Tërrnavë, Çezma e Madhe te Kuklarët e Preshevës, Çezma e Alimetëve, Çezma te Xhamia e Vjetër, Çezma te Xhamia e Poshtme, Çezma te Teqja e Preshevës, Çezma e Liman Agës, Çezma te Kroni i Keq, Çezma e Zabelit, Çezma te Kisha e Preshevës, Çezma e Maxheres, Bunari/pusi/ i haxhi Muharremit të Rrahmonëve, Bunari/pusi/ në Lezbali, Ilixha në Rahovicë, Çezma e Xhamisë në Miratoc, Çezma e Lugit në Miratoc, Vrella e Poshtme, Vrella e Epërme në Ostrovicë, Kroi i Madh në Norçë, Kroi Ndërgurë në Norçë, Çezma e Idriz Seferit në Caravajkë, Gurra e Seferëve, Vallja e Preshevës, Vallja e Miratocës, Vallja „Ani jom e ligë…“, Vallja e Marhamës apo Vallja prej Moravës, Vallja e Deli Agushit,  Vallja „Pembe, Pembe“, Vallja „Dimke, Dimke Popova“ Vallja „Tarazejbek“, Kënga e Xhamisë së Poshtme,  Kënga: „Gjithë ditën si shotë moj bijë…“, etjerë.

Pretendimet e mia nuk ishin që në këtë listë të përfshijë të gjitha trashëgimitë në komunën e Preshevës. Mbetet që lexuesi i këtij shkrimi me opinione, sygjerime, ide, propozime konktrete, duke e arsyetuar propozimin me vlera shkencore, historike, kulturore për të na dhënë ndihmesë në këtë drejtim.

 

/Autori është kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, e-mail adresa:shtkkpresheve@yahoo.com/

 

Preshevë, më 22 gusht 2011

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

To continue www.essaysheaven.com/ to have a population that is relatively illiterate in these matters, I think has real negative consequences to our democracy

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch