Home » Lajme » Tre shqiptarë nga Tetova humbin jetën afër Banjës së Bujanocit

Tre shqiptarë nga Tetova humbin jetën afër Banjës së Bujanocit

Tre shqiptarë nga Tetova kanë humbur jetën sot në mëngjes në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në afërsi të Banjës së Bujanocit në jug të Serbisë.

Aksidenti i rëndë sipas policisë serbe ka ndodhur rreth orës 07.20 të mëngjesit, kur makina e tipit “Fiat Bravo” me targa italiane me të cilën po udhëtonin katër tetovarët u përlplas me një kamion me targa serbe në afërsi të Banjës së Bujanocit në magjistralen Vranjë-Bujanoc.

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA njofton se deri tek aksidenti ka ardhur në momentin kur makina me katër tetovarët po tejkalonte një makinë tjetër dhe ajo është përplasur me kamionin që lëvizte në kahjen tjetër. Njëri nga katër tetovarët ka mbetur gjallë dhe me plagë të rënda. Disa nga mediat serbe kanë publikuar emrat e viktimave të cilat janë: Sabira Ferati, Tahir Etemi, Shaqir Halimi. Personi i katër i plagosur rëndë është Nafis Ferati, i cili është shtrirë për shërim në Spitalin e Vranjës. Lëndime të rënda gjithashtu ka pësuar edhe shoferi i kamionit i kompanisë “Max Lager” nga Kragujevci.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, viktimat që pësuan në aksident ishin emigrantë që po punonin në Itali. (Riad Demiri/INA)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch