ShqipEnglishDeutsch

Home » Lajme, Shëndetësi » Tregim i dhimbshëm nga QKUK

Tregim i dhimbshëm nga QKUK

XHAVIT ÇITAKUMë mirë do të ishte të emërohet nga një zëvendës minister se sa nga dy dhe ato para derdhën në Klinikën Onkologjike, në të cilën pacientët janë të shtrënguar që vetë t’i sigurojnë barnat që janë shumë të shtrënjta

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Sa keq. Për më tepër e dhimbshme. Shumë e dhimbshme. Pos sëmundjes këtë dhimbje edhe më shumë po ua shton shteti dhe institucionet përkatëse, të cilat nuk po janë në gjendje që një kërkesë elementare t’ia plotësoj qytetarit të saj  në momentin më të vështirë të jetës së tij. Nuk ka mundësi apo nuk ka vullnet për t’iu dalë në ndihmë të sëmurëve rëndë që i ka kapluar kanceri. Vërtetë është tregim i dhimbshëm gjithë ai informacion që delë nga Klinika Onkologjike e QKUK: gjatë tërë vitit të kaluar pacientët janë përballur me mungesën e ilaqeve për të bërë terapin e domosdoshme për ta izoluar eventualisht shtimin e mëtejm të kësaj sëmundjeje vdekje prurëse.

Për darka, dreka e lukse tjera mjete ka sa të duash

Në mungesë të barnave në këtë Klinikë pacientët ishin të shtrënguar që ato t’i sigurojnë vetë, të cilat faktikisht mund t’i blej vetëm ai që i ka punët mirë ekonomikisht. Ndërkaq, të tjerët duhet të futën në borxhe apo edhe të shesin tokë e shtazët shtëpiake për të siguruar barnat që ua cakton mjeku përkatës. Pa këto barna është e pamundshme që të zhvillohet terapia e domosdoshme për ta izoluar sado pak apo edhe eventualisht për ta shëruar këtë sëmundje, së cilës fatkeqësisht u janë nënshtruar një numër i madh i pacientëve.

Drejtuesit e kësaj klinike më të drejtë fajin ia hudhin Ministrisë së Shëndetësisë e cila nuk ka ndarë mjete sipas kërkesave reale për furnizim. Dhe ç’është edhe më keq personeli thekson se ky trend i keq, përkatësisht i kësaj gjendjeje do të vazhdoj edhe gjatë këtij viti. Derisa këta pacientë vuajnë nga  kjo sëmundje e rëndë kanerogjene dhe mungesën e parave për të siguruar barnat, në anën tjetër qeveritarët tanë për dreka, darka e lukse tjera kishin mjete sa të duash. Po ashtu, sipas disa informacioneve merret vesh se emërimi  i dy zëvëndësminstrave për çdo ministri qeverisë do t’i kushtoj vetëm për të ardhura personale mbi 11 milion euro po aq sa i nevojitën Klinikës Onkologjike. Së këndejmi, më mirë është që ato mjete të derdhën për nevojat emergjente që ka ky institucion shëndetësor në mënyrë që kjo barrë e rëndë që iu është ngarkuar pacientëve jo vetëm të sëmundjeve koncerogjene të zgjidhet njëherë e mirë. Me një fjalë, nëse ka vullnet e dëshirë për të zgjidhur këtë problem të madh, mjetet mund të gjenden në çdo kohë. Ndryshe, një shtet që nuk është në gjendje të kujdeset për shëndetin e qytetarëve të saj, ai nuk mund të quhet shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress