Home » Lajme, Opinione » Treni Beograd – Mitrovicë, me ikonografi “mesjetare serbe “

Treni Beograd – Mitrovicë, me ikonografi “mesjetare serbe “

Treni serb

Dromca shkrimesh të mia   për “ shpetimtarët tanë .”

Po , sa i madh ishte roli i Hasan Kaleshit në zbërthimin e historisë shqiptare?

Hasan Kaleshi: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlijtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlijtë ka ndalur zgjerimin e popuvje sllav dhe atij grek. Në anën tjetar ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.” Me sa  dhëmbsuri që flet për të kaluarën shqiptare!

“Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një kritikë të thukt për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë ‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai vë në pahë se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale.”
Pra dredhia turkofile e perkrahur nga qarqet e larta  serbe ka filluar që moti. E kjo që pe jetojmë sot është vetëm se një vashdim i një urdhëri i cili nuk kishte përfunduar.

Hasan Kaleshi në këtë shkrim nuk mëton të arsyetojë pushtimin e tokave shqiptare nga turqit e as islamizimin e shqiptarëve, por argumenton se si ardhja e turqëve në Ballkan ndaloi procesin e sllavizimit, latinizimit dhe greqizimit të shqiptarëve dhe sesi shqiptarët në Perandorinë Osmane u forcuan, u zgjeruan dhe i sunduan popujt tjerë të Ballkanit.

Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SESI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN *  është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ .

Milazim Krasniqi shkruante “Nga pikëpamja shqiptare, ajo betejë ose roli i saj duhet të shikohet në mënyrë kritike, e jo romantike. Shqiptatët nuk mund t’u konkurrojnë serbëve për t’ua marrë primatin në rolin që kanë pasur në Betejën e Kosovës. Prandaj, kur shqiptarët flasin për ardhjen e osmanëve në Ballkan, në këtë rast duhet të flasin për ardhjen e tyre në territoret, të cilat kanë qenë të sunduara prej serbëve. Më saktë, këto territore kanë qenë të sunduara nga Llazar Hrebellanoviçi,(pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër), nga Vuk Brankoviçi (me Prishtinën si qendër) dhe nga Toma Preluboviçit, (ky i fundit në Epir). Ata ishin sundimtarë në mbeturinat e dinastisë serbe, e cila filloi të fragmentohej pas vdekjes së Uroshit në Betejën e Maricës, (1371), me ç’rast u shua trashëgimia nemanjide. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.

Pas çmontimit të sundimit serb, që filloi më 1389, procesi i sllavizmit të shqiptarëve ndërpritet dhe një pjesë e madhe e tyre fillojnë e kalojnë në fenë islame. “Ajo që duhet kuptuar mirë nga ky përvijim i përciptë i ligjit muslimano-osman është se ligji osman nuk ishte i centralizuar për të gjithë territorin, por ishte në praktikë, një ligj i veçantë territorial, pasi feja, profesioni,vendbanimi, gjendja shoqërore dhe seksi i çdo individi përcaktonin ligjin subjekt i të cilit ishin”

Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, “Shtohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret.

Treni serb 2

“Ne, shqiptarët muslimanë i jemi mirënjohës Turqisë, sulltan Muratit dhe të gjithë sulltanëve turq të cilët mundën Serbinë dhe Car Llazarin në Kosovë, dhe ata i falënderojmë që na bën shqiptarë muslimanë. Aferin u qoftë!”, përfundon komunikata e FRM
FRM: Mirë e ka Irfan Salihu, në Kosovë nuk kishte shqiptarë para ardhjes së Turqisë 1389”

Dhe , ja treni ndarjes  Beograd – Mitrovicë !

Fahri Xharra,14.01.17 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch