Home » Opinione » Tri karakteristikat e fushatës zgjedhore të 3 nëntorit 2013

Tri karakteristikat e fushatës zgjedhore të 3 nëntorit 2013

Shkruan: Nehat Hyseni

Risi e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3. nëntorit 2013, sa kam mundur të vërej, janë kryesisht tri karakteristika që e veçojnë nga fushatat e mëparëshme:
1. PDK hyn kësaj radhe e ndarë në fraksione, në krye me dy nga figurat më kryesore të kësaj partie: Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin. 
Sa do të reflektojë kjo në rezultatet zgjedhore, mbetet të shihet. Por, ka gjasa reale që PDK ta humbë Malishevën dhe Drenasin, si bastione të saj, si dhe Gjilanin, Lipjanin dhe Vitinë. Sepse, edhe në këto komuna  kishte zhvillime përçarëse, që shprehin qartë "lodhjen" e PDK-së në pushtet dhe zhgënjimin e elektoratit me performansën e saj korruptuese, klienteliste, si dhe me dështimet e parreshtura deri në rrezikimin, mispërfilljen, përdhosjen dhe erozionin e rrezikshëm të pavarësisë
dhe integritetit territorial të Republikês së Kosovës me zmbrapsjet e parreshtura
dhe të pafund ndaj serbëve të Kosovës dhe Serbisë. 

Sidomos dështimi ndaj ndalimit të liderëve të lartë të Serbisë, më 7.tetor në
Bruksel që të bëjnë fushatë në Kosovë, duke ardhur të papenguar, sikur të ishte
Kosova akoma provincë e Serbisë, e jo shtet i pavarur!  
Deklaratat kontradiktore të z. Thaçi për të na shitur humbjet katastrofale dhe
inferioritetin e tmerrshëm ndaj Serbisë, si "fitore", më në fund e kanë bindur
opinionin kosovarë, por edhe elektoratin e PDK-së, në përmbajtjen kontradiktore dhe
demagogjike, që s'kanë të bëjnë fare me realitetin politik në Kosovë.
 Rasti i para ca ditëve i dorëheqjes së deputetit të PDK-së nga Gjilani, z. Nijazi
Idrizi, nga të gjitha angazhimet partiake në te, për shkak të "mënyrës së
qeverisjes dhe performansës së PDK-së", tregon qartë se, më në fund është "mbushur
kupa" dhe se kjo parti është në perëndim të karrierës së vet politike.
 Pra, është krijuar bindja se kjo parti është e gatëshme që gjithçka u fitua në
luftë me gjakun dhe flijimet e sakrificat e bijëve dhe bijave  më të mirë të këtij
kombi, i ka vënë në rrezik real me paaftësinë, naivitetin politik dhe
inferioritetin e patolerueshëm ndaj Serbisë në dialogun  e Brukselit, duke e vënë
në pikëpyetje serioze pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008, si dhe integritetin
territorial të shtetit të Republikës së Kosovës.

2. LDK në këto zgjedhje lokale është duke treguar shenja të zgjimit nga letargjia e
gjatë, pas humbjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugovës. 
Kjo parti politike ka kaluar një kohë të gjatë si e "pa kokë", meqê pasuesit e
prijësit legjendarë, Ibrahim Rugovës, ishin të një niveli jokredibil, që "nuk ia
mbushnin syrin" popullit,  kurse disa prej tyre, madhe paradoksalisht mendonin se
"dijnë më shumë" se prijësi i tyre dhe nga mendjemadhêsia e kobëshme e tyre, që në
esencë ishte filozofi kryekëput jorugoviste, shkaktuan dëme dhe përçarje të mëdha.
Pra, nuk po them "antirugovistë"! Sepse, nga lartësia e vizionit dhe filozofia
politike e Rugovës, këtyre figurave që e pasuan ate në poste, por kurrësesi jo edhe
në vizion dhe filozofi politike, e pësoi LDK në Kuvendin e gjashtë, duke përfunduar
me rrahje karrigash dhe me ndarje mêdysh, duke u ndarë LDD si parti e veçantë, e
cila ishte pasojë e sjelljes uzurpatore të kreut të atëhershëm të LDK-së, e cila në
stilin e diferencimit të dikurshëm të LKJ-së, e uzurpoi tërësësht këtë parti, duke e
devalvuar  garën partiake që ishte zhvilluar me fushatë zgjedhore partiake midis
Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit për kryetar të LDK-së.
 Në fakt, kjo ishte e para fushatë në historinë e Kosovës për kreun partiak dhe ndër
të rallat në rajon, që ishte e frymëzuar nga garat Amerikane për nominim partiak të
Presidentit të SHBA-së. 
Por, mjerisht, nuk pati sukses!
Arsyeja e këtij mossuksesi qëndronte pikërisht në faktin se pasuesit e Rugovës, siç
e thashë edhe më lartë, ishin "jorugovistë". Dhe kjo u pa jo vetëm te ata, por edhe
te djali i tij. Ata donin ta shfrytëzonin Ibrahim Rugovën jo si vizion dhe filozofi
politike, por, mbase,  si "aset" ose pronë apo pasuri politike me të cilën mund të
veprojnë si "padron" të veprës dhe figurës politike e kombëtare të Rugovës. 
Kështu, Fatmir Sejdiu bëri koalicion me PDK-në, me çka e shkatërroi këtë parti
politike, me performansën e tij komprometuese, që kishte synime pushtetore që aspak
nuk përkonin me frymën rugoviste.
Ndërkaq, në këto zgjedhje, LDK i êshtë kthyer figurës, jo vetëm me vendosjen e
shumëpritur të shtatores në sheshin që mban me krenari emrin e tij, por edhe me
kthimin e vizionit politik të Ibrahim Rugovës. 
Elektorati "rugovist", i cili padrejtësisht ishte i privuar për një kohë të gjatë
nga mungesa e ofertës serioze, kishte bojkotuar vazhdimisht zgjedhjet duke abstenuar
nga votimet. Kësaj radhe, ka gjasa reale që ata të dalin në votime dhe t'i japin
epilogun e shumëpritur të këtyre zgjedhjeve.

3. Risi e tretë e këtyre zgjedhjeve është paraqitja e "Partisë së Fortë" në garën
për Prishtinën. Kjo "parti" politike na paraqitet me ofertën e parodizimit të
skajshëm të zgjedhjeve, duke i ironizuar në mënyrë shumë të veçantë dhe origjinale,
me përqeshjen  mjaftë inteligjente dhe vetëbesuese të garës zgjedhore.
Karakteristikë e tyre është paraqitje joserioze dhe parodike e problemeve serioze të
komunës së Prishtinës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi, për dallim nga disa nga
partitë tjera politike, të cilat na paraqiten me paraqitje serioze, por me premtime
joserioze, joreale dhe të parealizueshme, bëjnë përpjekje   për ta bindur popullin
për t'ua dhënë votat.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch