Home » Lajme » Tronditëse – 154 foshnja nga baballarë maqedonas dhe nëna shqiptare

Tronditëse – 154 foshnja nga baballarë maqedonas dhe nëna shqiptare

Statistikat zyrtare që i publikoi Enti i Statistikave bëjnë të ditur se vetëm gjatë vitit 2010 gjithsej 154 fëmijë janë lindur nga martesat e përziera shqiptaro-maqedone. Nënën e kanë shqiptare, ndërsa babain maqedonas, ndërsa numri është simbolik kur babai është shqiptar dhe nëna maqedonase ku mezi kanë lindur vetëm 24 foshnja.Kjo nënkupton se femrat shqiptare me të madhe martohen për maqedonasit.

Sipas të dhënave nga publikimi i fundit “Lëvizjet natyrore të popullatës në Maqedoni” i mbështetur nga Enti Shtetëror për statistikë del se mbi 100 fëmijë në Maqedoni vetëm gjatë vitit 2010 janë lindur nga baballarë maqedonas dhe nëna shqiptare.

Këto të dhëna dëshmojnë se viteve të fundit femrat shqiptare me të madhe martohen me maqedonasit.

Sipas këtij hulumtimi nga numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura nga martesat e përziera konstatohet se 154 foshnja janë lindur nga nëna shqiptare dhe babai maqedonas, ndërsa numri është simbolik kur babai është shqiptar dhe nëna maqedonase ku mezi kanë lindur vetëm 24 foshnja, njofton e përditshmja shqiptare në Maqedoni “Fakti”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Që nga viti 2003, në krahasim me të kaluarën, martesat mes shqiptarëve dhe maqedonasve kanë ardhur në rritje.

Në vitin 2005 pati 137 martesa të përziera, nga të cilat në 16 raste nusja ishte maqedonase, kurse dhëndri shqiptar, dhe në 121 raste të tjera nusja ishte shqiptare dhe dhëndri maqedonas; në vitin 2007 – 188 (19 raste – nusja maqedonase e dhëndri shqiptar dhe 169 e kundërta), në vitin 2006 – 246 (19 raste – nusja maqedonase e dhëndri shqiptar dhe 227 e kundërta).

Por lindja e 154 foshnjave para një viti nga baballarët maqedonas e nëna shqiptare ,duket qartë se meshkuj maqedonas preferojnë të marrin shumë herë më tepër nuse shqiptare sesa preferojnë meshkujt shqiptarë të marrin nuse maqedonase.

Por, megjithatë, edhe këto shifra, të martesave të përziera shqiptare e maqedonase nuk janë aspak shprehje e gjendjes së vërtetë në këtë drejtim në këtë vend, për të mos thënë se kemi të bëjmë me një tablo të shtrembëruar të realitetit, sepse këto vitet e fundit ka marrë formë një dukuri e re.

Shumë burra maqedonas nga zonat rurale të Maqedonisë janë martuar me nuse shqiptare, por jo nga Maqedonia, por nga Shqipëria, kohët e fundit sidomos nga zonat veriore të vendit tone  “Statistikat lidhur me martesat e përziera, konkretisht mes maqedonasve dhe shqiptarëve nuk e reflektojnë realisht gjendjen lidhur me tendencën në rritje të këtyre martesave. Shifrat vetëm tregojnë se ka më shumë nuse shqiptare, por ato, në fakt, janë shqiptare nga Shqipëria”, vihet në dukje në sektorin përkatës të Institutit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë.

Sociologja, Rejhan Kadriu pohon se rritja e martesave mes burrave maqedonas dhe grave shqiptare nuk dëshmon se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë të përsosura pasi nuset nuk janë vendi ynë por shumica nga Shqipëria. “Pa qenë nevoja të bëhen shumë studime, do të konstatosh se mes maqedonasve dhe shqiptarëve mbizotërojnë, mosbesimi e dyshimi i ndërsjellë, paragjykimet etnike, fetare, për të mos përmendur ato politike; sapo dalin nga qendrat e punës ose shkollat e përbashkëta, shqiptarët e maqedonasit  në Maqedoni futen secili në botën e vet, shkurt bëjnë një jetë larg njëri-tjetrit”, thotë Kadriu duke shtuar se  martesat e përziera mes shqiptarëve dhe maqedonasve  të vendit jo vetëm që janë të pakta, por janë mjaft të rralla.” Shkaku kryesor i kësaj dukurie është përkatësia fetare dhe si shembull sjellin numrin jo të vogël të martesave të përziera brenda një besimi fetar në këtë vend; në rastin e atij mysliman, midis shqiptarëve, turqve e boshnjakëve, kurse në rastin e besimit të krishterë, midis maqedonasve dhe nuseve nga.Përkatësia fetare  por edhe statusi social në këto raste vendimtar”, pohon, socilogja, Rejhan Kadriu.

Gazeta “Fakti” citon sociologun maqedonas Ilija Acevski, i cili shpreh mendimin se ajo që duhet të bëhet, është që të dyja palët të heqin dorë nga paragjykimet dhe që pjesëtarët e të dyja bashkësive etnike ta shohin njëri-tjetrin vetëm qenie njerëzore. “Sikur të arrijmë qoftë edhe shifrën 5 për qind sa u përket martesave mes maqedonasve dhe shqiptarëve, ky do të ishte një tregues i mirë se diçka po lëviz në drejtim të tolerancës dhe bashkëjetesës së ndërsjellë. Martesat e përziera janë treguesi më real dhe, në të njëjtën kohë, edhe më i fortë i bashkëjetesës ndëretnike, sesa mund të jetojnë së bashku pjesëtarët e këtyre dy bashkësive etnike në Maqedoni”, thotë ai.  (INA)

The opportunity to pay for writing essays rediscover reading as a fun leisure activity, instead of something they’re being forced to do

One Response

  1. argjend thotë:

    “Aspak” nuk eshte tronditese numri i foshnjave qe kan lind,sa eshte trondites numri i femrave shqipetare qe lidhen me maqedonas.Nje numer i vogel dmth 154,kan ardh nket jet,po sa femra kan abortu,e sa tjera jan mbrojt nga shtatzania.Ky numer do ishte trondites me “mir” qe se dim sakt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch