Njoftohen të gjithë të interesuarit e futbollit se më datën 29 dhe 30 tetor në Qendrën Sportive “RINIA” në Bujanoc do të organizohet një turnir në futboll të vogël. Ekipi duhet të numërojë 4+1 lojtar dhe pjesëmarrja kushton 30 euro.Turniri fillon në orën 10.00 ditën e shtunë.
Organizimi i këtijë turniri bëhet me qëllim të grumbulimit të mjeteve financiare dhe shpërndarja tyre (për festën e Kurban Bajramit) në pako ushqimore për familjet në nëvojë në gjithë territorin e komunës së Bujanocit.
Pjesëmarrja juaj do të gëzojë shumë familje që presin ndihmën tuaj.
Për të konfirmuar pjesëmarrjën në këtë turnir ju lutem kontaktoni në këto numra: 0638940976; 0621638951 dhe 0637012988
Nga këshilli organizativ