Home » Sport » TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL – Turniri tradicional ,,MUSA MUSAHU,,

TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL – Turniri tradicional ,,MUSA MUSAHU,,

               Organizata për  kulturë fizike në Preshevë   në kuadër të aktiviteteve sportive organizon turnir në futboll të vogël ku do të mbahet në stadiumin e qytetit në Preshevë.  O.K.F. lajmëron ( njofton)  të gjithë dashamirët e lojës së futbollit se me datën 20.05.2013(  e hënë)   fillon paraqitja e ekipeve . 

Paraqitja e ekipeve bëhet në zyren e OKF-së prej datës 20.05.2013 deri më 28 maj. Tërheqja e shorteve bëhet me  29 maj( e mërkure)  ora 14:00 në zyren e OKF-së. Ekipi numëron 10 lojtarë , loja zhvillohet në formacion 4+1.Lojërat zhvillohen me sistem eliminimi. Turniri fillon më datën 31.05.3013 e Premte ora 17:00. Pagesa për ekip është 2000 din . Me respekt nga Këshilli Organizativ i OKF-së.

Kerkojmë qe te gjithë pjesëmarresit e këtij turniri  t’i përmbahen rregullave te futbollit. Qëllimi kryesor  i turnirit  është  përkujtimi i të ndjerëve që dhan kontribut për sportin preshevar,  dhe  ta afirmimi i  futbollin në Preshevë dhe rinia Preshevare të merren sa më tepër me aktivitete sportive, argetim, dëfrim përmes lojës  etj.

Me shpresë se turniri ,,MUSA MUSAHU,, në futboll të vogël  do te kaloj si është më së miri dhe se te gjithë  pjesemarresit do ta ndiejnë veten si fitues pavarësisht  se a  zenë vendin e parë ose jo.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch