Home » Lajme » Turpi i quajtur integrim

Turpi i quajtur integrim

Ishte thjesht një ndeshje futbolli. Të paktën për ata që e donë këtë sport. Por për dikë ishte mobilizim i përmasave të mëdha. Ndeshja e zhvilluar të premten në Vranjë midis KF Tërnoci dhe Nebeski Angjelli, ekip ky i ushtrisë serbe, tregoi turpin provincial të fqinjëve të shqiptarëve e që pretendojnë të jenë njerëz të sportit.

Në këtë ndeshje futbolli fituesi ishte caktuar që më parë, kështu që 90 minutat e

 “ zhvilluara “ vetëm sa dëshmuan një mobilizim qesharak të njerëzve, të cilët shoqërohen, por edhe jetojnë nga shqiptarët.

Treshja e gjygjtarëve aq shumë ra nën nivelin e profesionit saqë krijohej përshtypja se ishin të telekomanduar si robot.

Fatkeqësia më e madhe ishte se në këtë kurrdisje ishte i përfshirë edhe njëri nga gjygjtarët anësorë, prindi i së cilit pjesën më të madhe të kohës e kalon në shoqëri të fnjivë të tyre shqiptarë.

Edhe prapaskenat e organizimit të ndeshjes ishin të mjerueshme.

Organizatorët asnjëherë se panë të udhës të ndërpresin ndeshjen edhe kur nga pjesa e publikut hidheshin gjësende në fushë mbi personat zyrtar të klubit të Tërnocit, e as kur publiku fyente në baza nacionale e fetare futbollistët.

Shpeshë herë dëgjoheshin brohoritjet: “ Ubij siptara, Siptarske p….”, etj.

Këto jo vetëm që kanë qenë baza të fuqishme për ndërprerjen e ndeshjes, por sipas ligjeve aktuale të këtij shteti edhe elemente për vepra penale.

Edhe një transparent i ngritur në fillim të ndeshjes me mbishkrimin për tifozëri sportive, me këto brohoritje ra në ujë.

Ndodhi edhe një rast aq flagrant i cili i kaloi edhe kufinjtë e njerëzores.

Derisa portieri i KF Tërnoci, ishte i shtrirë përtokë dhe sipas vlerësimeve të para dhe reagimeve të futbolistëve dhe stafit mjekësorë duhej transportuar për në spital, askund nuk dukej shoferi i auto ambulancës që ishte në stadium.

Të gjitha këto ngjarje dëshmojnë se shqiptarët në këtë shtet janë shumë larg integrimit edhe përkundër vullnetit të tyre.

Shteti ka përgjegjësi të sqaroj opinion lidhur me këtë dukuri. Vërtetë a ka gisht këtu edhe Beogradi apo fajtorë janë elementet provinciale të regjimit të kaluar e që janë akoma të pranihsme në jugun e republikës.

Në tërë këtë ngjarje një pjesë të fajit e mbajnë edhe udhëheqësit e KF Tërnoci. Jo për mungesë së ferësisë në sport, e as për disiplinë, e assesi jo për kulaitet. Vetëm pse nuk bënë një veprim të domosdoshëm në ndeshjen e së premtes, tërheqjen e ekipit nga fusha duke mos u solidarizuar kështu me rregullat e pabarabarta të përcaktuara nga organizatorët që para fillimit të ndeshjes, duke treguar se nuk janë të gatshëm t’i durojnë fyerjet e ndyta në baza nacionale dhe duke mos i zhgënjyer mijëra tifozë që kishin ardhur në përkrahje të ekipt të tyre.

RTV-SPEKTRI

Bujanoc

2 Responses

  1. Shemsiu thotë:

    A nuk eshte kjo edhe nje deshmi bindese se na me ata pisa kaurra duhet me i nda njeher e pergjithmon dhent edhe dhit.

  2. presheva thotë:

    U dasht edhe ma keq me kalu atje kta futbollist dhe stafi.ne vraj shkohet vetem per zor.shteti sna don e ne dojm me zor me u integru ne ket shtet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch