Home » Lajme, Opinione » Turqia nuk i ka në hesap manovrat greko-qipro-italo-franceze

Turqia nuk i ka në hesap manovrat greko-qipro-italo-franceze

Nga Skënder Sadri KAPITI

Greqia, Franca, Italia dhe Qipro  zhvillojnë nga e mërkura deri të premten një manovër të përbashkët ushtarake në jug të Kretës, në Mesdheun Lindor. Kjo bëhet me qëllim që ta vënë në presion Turqinë, e cila nuk i ka në llogari as Italinë dhe as Francën të cilat janë rrjeshtuar përkrah Greqisë, sepse Turqia eshte forca e dyte ushtarake e NATO-s pas SHBA-ve.

Ka shtete antare të NATO- si p.sh. Italia e Franca që u ka mbetur ora në Mesjetën e epokës së kryqzatave , sepse pavarësisht se ato janë antare të NATO-s në të cilën është antare edhe Turqia por ato bëjnë manovra bashkë me Greqinë teper larg shteteve te tyre dhe pranë kufijve të shtetit turk duke demonstruar kundër Turqisë si në vitin 1915.  

Kështu mendon Greqia e cila duke qenë antare e BE-së, kujton se do t’i bëjë presion Turqisë, supershtetit të fuqishëm turk. Greqia e gënjen veten se mendon se është në kohën e luftrave ballkanike ku ajo pati mbështetjen e gjithë Europës dhe të Rusisë, falë ndihmës dhe mbështetjes së të cilave ajo grabiti edhe mijra e mijra kilometra katrorë troje shqiptare, bëri dëbimin dhe pastrimin etnik të trojeve shqiptare të Çamërisë dhe ushtroi genocid kundër shqiptarëve.

Nuk do të kenë shpresa as turkofobët serbo-grekofilë shqipfolës se Greqia do të dalë e fituar nga ky konflikt dhe nga kjo përplasje mes Greqisë dhe Turqisë. Nga kjo gjëndje mes Turqisë e Greqisë do të fitojë edhe Shqipëria, pasi nuk do të realizohen ato marrëveshje antishqiptare që kanë bërë qeveria Berisha dhe ajo Rama në dëm të hapësirës detare të Shqipërisë.

Dihet se qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar, ia kërkoi me ngulm dhe me forcë edhe politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi me vendim të Gjykatës.

Demonstrimi i forcës së fuqishme ushtarke turke kundër Greqisë në Egjeun Lindor është edhe në favor të Shqipërisë. Në Mesdheun Lindor kryen manovra dhe stervitje edhe Turqia me SHBA-në gjë  ka bërë që të heshtin turkofobët dhe islamofobët frikacakë e mercenarë shqipfolës te cilët nuk dolën per momentin hapur në favor të Greqisë.  

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch