Home » Lajme » TV Lajmet 12 shator 2011: Bashkësia Lokale Norç gjegjësishtë lagja e Gerajve dhe lagja e Jakajve në Tërnavë janë pajisur me rrjet të ri elektroenergjetik…

TV Lajmet 12 shator 2011: Bashkësia Lokale Norç gjegjësishtë lagja e Gerajve dhe lagja e Jakajve në Tërnavë janë pajisur me rrjet të ri elektroenergjetik…

Me këtë rast delegacioni I komunës së Preshevës I kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa kanë vëzhguar punimet në këto dy bashkësi lokale.Ata fillimisht kanë qenë në lagjen e gerajve në Norc , ku kryetari Mustafa është pritur nga kryetari I bashkëis lokale Norc dhe banorët e këtij fshati..Ata se bashku kanë përcjellë punimet gjatë vendosjes së shtyllave të betonit dhe instalimit të rrjetit.

Banorët të gëzuar që më nuk do të kenë probleme me rrymëm kanë uruar kryetarin Mustafa për realizimin e këtij projekti. Ndërkaq kreu I komunës ka potencuar se ky projekt kap vlerën e 8 milion dinarëve dhe janë mjete vetanake të komunës.Kjo lagje gjithashtu do të ketë edhe ndriçimin nëpër shtylla.Kryetari Mustafa ka thënë se rrejti I mëparshëm ka qenë I dobët dhe nuk I ka përmbushur nevojat e banorëve , ndërsa tani ata do të kenë energji të mjaftueshme dhe konstante. Edhe kryetari I bashkësis lokale Norç Xhelal Hasani ka falëminderuar pushtetin lokal për këtë projekt jetik për banorët. Sipas tij rryëm ka qenë tejet e dobët sa që ju ka sjell shume dëme banorëve. Ndërkaq delegacioni I pushteti lokal vizitën e ka vazhduar në lagjen e Jakajvë në Tërnavë ku dhe aty po kryheshin punimet në instalimin e rrejtit të ri elektroenergjetik. Dy projektet e rrjetiti e energjetik kapin vlerën e përgjithëshme prej 14 milion dinarëve dhe janë mjete të cilat I ka ndarë vetë pushteti lokal.Më parë ky rrjet ka qenë monofaz dhe aq I dobët sa që banorëve iu ka sjell dëme në pajisje teknike.

——————–

Minsitri i arsimit dhe shkencave Zharko Obradoviq ka deklaruar sot se nuk janë aspak të sakta vlersimet e trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë se protesta e Shqiptarëve për zgjidhjen e problemeve në arsim është e drejtë. “Apsolutisht kam pasë të drejtë kur kam deklaruar se protesta është politike dhe se arsimi do të përdoret si shkas” ka thënë Obradoviq sot për gazetarë. Obradoviq ka thënë se sipas raporteve të shefave të administratës së shkollave dhe mediave, e padiskutueshme është që politika nuk i ka ‘përzier gishtat” në protestën e Bujanocit. Kjo shihet nga vet fakti se Protesta ka filluar me intonimin e Himnit shqiptar, pjesmarrësit në këtë protestë kanë mbajtur flamuj të Shqipërisë si dhe kanë bërtitë parulla si “Duam diploma nga Unversiteti i Prishtinës” i cili sipas tij, flet për aspketin politik të kësaj proteste. Ministri Obradoviq ka theksuar se disa shkolla në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë nuk i kanë ndarë tekstet mësimore në gjuhën shqipe të cilat i ka miratuar Ministria e Arsimit dhe shkencës. “Kjo vetëm flet se si arsimi është arsyetim i politikës” ka thënë Obradoviq. Dje, në një njoftim për media, Trupi Koordinues ka vlersuar se protesta e mbajtur në Bujanoc ka qenë e arsyeshme.

——————-

Dje është mbajtur mbledhja e radhës e këshillit komunal për siguri. Kryetari I keshillit për siguri, Besim Abduli thotë se pas 4 trajnimeve të mëparshme është kaluar në fazën praktike ku është filluar me përgatitjen e planeve aksionale për identifikimin e problemeve që kanë të bëjnë në sferën e sigurisë në Komunën e Preshevës. Në fjalen e tij më tej kryetari I këshillit thekson se planet akisonale në të ardhmen do të jenë më afat kohor njëvjeçar ndërsa strategjia do të jetë 3 vjeçar kur sadopak sipas tij komuna në bazë të kushteve financiare në të ardhmen do të merret kryesisht me zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë në vendin tonë.

——————

Në kuadër të projektit të përbashkët të financuar nga buxheti komunal, në Gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë, sot janë ndarë invertarë për dy paralele. Numri i përgjithshëm i bankave është 30, banka 60, dhe invertari tjetër i nevojshëm për zhvillimin e procesit mësimor në një klas. Drejtori i këtij institucioni arsimor Abdurrahman Zulfiu, me këtë rast falenderoi pushtetin lokal të Preshevës, për invertarin e dhuruar, kurse uroi që kjo praktikë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërkaq, i njejti projektë i financuar nga pushteti lokal i Preshevës, është realizuar thuajse në të gjitha shkollat fillore dhe shkollat e mesme në komunën e Preshevës.

——————-

Të shtunën fillon Liga Komunale në futboll të vogël, ndeshje të cilat do të zhvillohen në stadiumin e vogël të qytetit në Preshevë. 14 ekipet pjesëmarrëse në këtë ligë, janë të ndara në dy grupe. Të shtunën më 17 Shtator në kuadër të Grupit A do të takohen:

 

Market Blerimi – Rinia Rainc 17:00

Miratoca – Lerani 17:40

Corrotica – Çukarka 18:20

 

ndërsa nga ky grup në xhiron e parë e lir do të jetë SP Presheva

 

nga ana tjetër ndeshjet e Grupit B, do të zhvillohen më 18 Shtator, të dielën, ku çiftet e javës së parë do të jenë:

 

Fontana-Bukuroc – Rahovica Junior 17:00

KF Rainca – Zhunica 17:40

Norça – Gimi 18:20

 

Nga grupi B, në xhiron e parë e lir do të jetë Bushtrani për shkak se në dy grupet garuese janë nga shtatë ekipe, atëherë në çdo xhiro, nga secili grup një nga skuadrat do të jetë e lir.

RTV Presheva

A child’s friends, http://spying.ninja peers, teachers, employers, and future contacts will be able to view this humiliation forever

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch