Home » Lajme » TV Presheva lajmet 09 gusht 2011

TV Presheva lajmet 09 gusht 2011

Në pjesën e dytë të vitit kalendarik 2011 po përmbyllen gati të gjitha projektet e planifikuara infrastrukturore, ka deklaruar sot për Radiotelevizionin Presheva, kryetari i komunës, Ragmi Mustafa. Këto deklarata zoti Mustafa i ka bërë gjatë pasdites së sotme derisa me kolegët bashkëpunëtorë po bënte inspektimin e punëve në terren. Ka vazhduar edhe sot asfaltimi i rrugës Vaso Smajeviç në Stacionin Hekurudhorë në gjatësi prej 80 metra. Rregullimi i kësaj rruge realizohet në bazë të Planit Investiv për komunën e Preshevës për vitin kalendarik 2011. Në kuadër të këtij projekti janë parapara të asfaltohen tri rrugë të shkurtra në Stacionin Hekurudhorë sipas kryetarit të komunës, Ragmi Mustafa. Rruga e parë u asfaltua dje në gjatësinë prej 250 metra, rruga e dytë është asfaltuar gjatë ditës së sotme që ka vlerën e përgjithshme prej tre milion dinarësh e që financohet nga Trupi Koordinues ndërsa për rrugën tjetër punët planifikohen të realizohen gjatë vitit të ardhshëm kalendarik, rrugë kjo ku është kryer kanalizimi fekal. Me rregullimin e infrastrukturës po krijojmë kushte më të mira jetese në mjediset shumetnike ku jetojnë serbët, shqiptarët dhe romët ka vlerësuar kështu Koordinatori i Trupit Koordinues për Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë, Branko Delibashiq. Ai edhe më tutje ka ka shprehur mbështetjen e zyrës të cilën ai e përfaqëson në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve në vendin tonë. Përfaqësuesit e pushtetit lokal në Preshevës muajt e verës po i shfrytëzojnë për realizimin e punëve në terren me theks të veçantë asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave.
——————–
Disa dite më parë u bë asfaltimi I rrugës me gjatësi 410 m dhe gjerësi 3 metra në fshatin Bugarinë. Ky investim kap vlerën 3 milion dinarë dhe financohet kryesisht nga ministria e pushtetit lokal I cili ka ndarë mjete të veçanta për disa projekte. Kjo rrugë është e rëndësisë së vecantë për banorët që jetojnë në këtë fshat sepse qarkullimi është më I lehtë.
———————
Temperatura në tërë rajonin do të shënojë ulje për rreth 20 gradë celsius. Të sëmurët kronik dhe të gjithë të tjerët duhet të konsumojnë më shumë lëngje, pasi ky ndryshim i kohës ndikon në mënyrë depresive dhe shkakton lodhje. Temperaturat tropikale me rreth 40 gradë celsius do të përgjysmohet. Sipas web portalit “Weather Umbrella”, për vetëm dy ditë ka ndodhur shumë oscilime në temperaturë. Ditëve në vazhdim do të jetë më ftohtë në orët e hershme të mëngjesit, kur temperatura do të sillen 12 deri 15 gradë celsius. Tempereraturat maksimale të ditë do të sillen 21 deri 22 gradë celsius” shkruan Weather Umbrella.
———————–
Numri i të vdekurve nga fatkeqësitë në trafik që kanë ndodhur në rrugët e Serbisë që nga fillimi i vitit, është rritur përr 7% në raport me periudhën e njejtë të vitit 2010, ndërsa numri i fatkeqësive është zvogëluar për një përqidnje të njejtë thonë shënimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga janari deri në korrik të këtij viti kanë ndodhur më shumë se 23 mijë fatkeqësi në trafik ku kanë vdekur 348, ndërsa janë lënduar më shumë se 10 mijë persona. Në periudhën e njejtë të vitit 2010 kanë qenë 2 mijë fatkeqësi më shumë, por numri i të vdekurve ka qenë më i vogël, kumtohet për agjencinë Beta. Nga MPB vlerësuan se zbatimi i Ligjit të sigurisë në trafikun rrugor ”po jep rezultate të mira përkundër rritjes evidente të numrit të vdekurve”. Numri i fatkeqësive në trafik në pjesën e parë të vitit në raport me shtatë muajt e parë të vitit 2009 është më i vogël për 36%, ndërsa numri i të vdekurve për 26%, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
—————————
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se bllokimi i rrugëve në veriun e Kosovës do të marrë fund dhe zbatimi i marrëveshjes me NATO-n për tejkalimin e situatës në atë pjesë të vendit nënkupton vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë Kosovën. Në intervistën ai hodhi poshtë çdo mundësi të ndarjes së Kosovës duke nënvizuar se çdo pretendim për ndryshim të kufijve të Kosovës, do të nënkuptonte ndryshim të kufijve të së paku gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit.
RTV Presheva

While pbl may seem daunting, these teachers prove that it is more custom writing services using www.customwritingassistance.com attainable and manageable than initially perceived

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch