Home » Lajme » TV Presheva lajmet e datës 10 gusht 2011

TV Presheva lajmet e datës 10 gusht 2011

Kryetari i Komunës së Presheves, Ragmi Mustafa së bashku me shefin e veprimtarive shoqërore, Nexhmadin Ahmedi dhe udhëheqësin e zyrës për të rinjë Avni Halitin priten në një takim sot disa gjimnazistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pika të shkurtra secili prej tyre shpjegoi gjendjen reale të problemeve që ballafaqohen të rinjë sa i përket sferës arsimore duke mos anashkaluar edhe gjendjen reale politke të kësaj komune. Ndërsa organizator i këtij takimi të sotëm ishte organizata Nisma e të Rinjëve për të drejtat e njeriut në Preshevë dhe Bujanoc me seli në Beograd. Organizata Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut në Preshevë dhe Bujanoc në bashkëpunim me ambasadën e Amerikës në Serbi dhe organizatën Meridian International Center nga Washingtoni ka organizuar Programin e liderëve të rinjë nga Europa Qendrore në të cilën 10 gjimnazistë nga Serbia Jugore dhe Perëndimore kanë qëndruar në SHBA gjatë muajit korrik. Ndërsa dy javët e fundit të gushtit grupi prej 12 gjimnazistëve nga Amerika do të qëndrojnë në Serbi ndërsa në Preshevë dhe Bujanoc do të qëndrojnë 5 dite.
—————-

kronik e zezë

Punëtorët e Ndërmarrjes së rrugëve “Vranjë” kanë ndërprerë bllokadën e trafikut në Korridorin 10, afer Vranjës pas ardhjes së forcave të forta të Xhandarmerisë, deklaroi zëvendësi i kryetarit të Sindikatit të pavarur të firmës Zoran Nikoliq.

Sic tha Nikoliq për agjencinë Beta, rreth 250 punëtorë të asaj ndërmarrje,që janë pjesë e Nibens grupit, janë larguar nga Korridori 10 për të mos pasur incidente me pjesëtarët e Xhandarmerisë, por protesta ka vazhduar në rrethin e fabrikës “Mekanizimi” PZP në Varnjë. Të punësuarit në tri nga gjithsej pesë ndërmarrje të rrugëve Nibens grupit kanë filluar në mëngjes bllokadën e trafikut dhe punëve në Korridorin 10 përmes Vojvodinës kanë bllokuar punëtorët Backa put nga Novi Sadi, ndërsa të punësuarit në PZP ‘Nish” pas pesë orëve kanë ndërprerë bllokadën e trafikut në pjesën jugore të Korridorit 10. Sipas paralajmërimeve të Sindikatit të pavarur të rrugëtarëve të Serbisë ,taksa rrugore nga BaÇkaput në bllokadë të punëve do ti bashkangjiten edhe punëtorët e PZP ‘Nish” ,”Vranjë” dhe “Kragujvecë dhe “Beograd.
——————

Nëse realizohet autonomi substanciale në Veri të Kosovës, do të rriten edhe kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Analistët vlerësojnë se çfarëdolloj ndryshimi që të ndodh në veri të Kosovës do të rrisë aspiratat e shqiptarëve. “Çfarëdolloj ndryshimi që të ketë në veri të Kosovës, qoftë në formë të ndonjë autonomie substanciale apo territoriale, padyshim që do të rrisë aspiratat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe jo vetëm të shqiptarëve të Maqedonisë, por të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve territorial të Shqipërisë dhe Kosovës, si në Maqedoninë perëndimore, Presheve e Bojanovc, shqiptarët e Malit të Zi. Autonomia substanciale mund të ketë implikime edhe në rajonet e tjera ku jetojnë bashkësi etnike që nuk i përkasin etnitetit shumicë, ndërsa Ballkani është i njohur për përzierje dhe heterogjenitet etnik”, thotë për “Lajm”, analisti Naser Zyberi. Ndërsa .analisti Albert Musliu thotë se kërkesat e shqiptarëve mund të rriten, por në një afat të zgjatur.
——————–
Në zjarrin i cili ka përfshirë 150 hektarë pyjesh në Komunën e Medvegjës ka humbur jetën edhe një banor lokal, si dhe disa shtëpi kanë marrë flakë. Kryetari i Komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq ka deklaruar se rreth 150 hektarë pyje kanë marrë flakë në Kapit të Medvegjës. “Në flakë janë djegur edhe disa shtëpi” ka thënë Drashkoviq. Ekipet e zjarrfiksëve nga Leskoca dhe Lebani po tentojnë të shuajnë zjarrin
——————-
Borisllav Stefanoviq deklaroi të hënën se negociatat me Prishtinën do të vazhdojnë më 5 shator në Bruksel, nga pres që atëherë do të zgjidhet problemi i vulës doganore, që sipas vlerësimit të tij,do të zvogëloj tensionet në Kosovë, ka thënë Borko. Shefi i ekipit negociues të Serbisë Borisllav Stefanoviq deklaroi të hënën se negociatat me Prishtinën do të vazhdojnë më 5 shator në Bruksel. Stefanoviq tha se prêt që atëherë do të zgjidhet problem I vulës doganore, që sipas vlerësimit të tij,do të zvogëloj tensionet në Kosovë. Stefanoviq për Radio –televizionin e Serbisë tha se serbet në veri të Kosovës”nuk guxojnë që të lirohen” por duhet të kujdesen që Prishtina “sërish të mos tentojë për të bërë dic ngjashëm”-të tentojë për të marr kalimet adminstrative në Bërnjak dhe Jarinjë.”Nuk guxohet të lejohet instalimi I cfarëdo institucioni dhe simboli I ashtuqujaturit shtet të Kosovës”,tha Stefanoviq.
——————-
Njoftohen të gjithë të interesuarit në teritorin e komunës së Preshevës të cilët dëshirojnë të kandidojnë për regjistrues në procedurën e regjistrimit të popullsisë, amvisrive dhe banesave, e cila do të zhvillohet nga data 01.10.2011 – 15.10.2011, se paraqitjet e tyre mundë t’i bëjnë në lokalet e Administratës komunale në Preshevë. Afati për paraqitje fillon nga data 15.08.2011 – 19.08.2011 vit, njofton Komisioni komunal për regjistrim në Preshevë.
RTV Presheva

Instead, they repeatedly work through textbook problems and then progress to the next disparate set https://essayclick.net of skills

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch