Home » Lajme » TV Presheva lajmet e datës 11 gusht 2011

TV Presheva lajmet e datës 11 gusht 2011

Sot në orët e paradites në Mamincë kanë humbur jetën tragjikisht dy punëtorë derisa ishin në detyrë në ndërmarrjen Elektrodistribucion. Aksidenti ka ndodhur në terrenin e Ndërmarrjes për rrugë, Putevi Uzhice në lagjen Mamincë në bashkësinë lokale Strezoc. Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë direkcioni i policisë në Vranjë gjatë punëve në terren kanë humbur jetën dy punëtorë dhe dy të tjerë janë të lënduar të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Vranjë.
————————
Në fshatin Ashan pranë shkollës fillore sot u vu gurthemeli për ndërtimin e çerdhes nga kryetari i komunës Ragmi Mustafa, koordinatori I Trupit Kordinues, Branko Delibashiq dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal. Fëmijëve të këtij fshati po I jepet mundësia të kenë një objekt të përshatshëm dhe komod për ti plotësuar nevojat e tyre parashkollore. Përveç hapësirës që do të shfrytëzohet për fëmijet parashkollor në këtë objekt në katin e parë janë parapare edhe lokale të caktuara për bashkësinë lokale të këtij fshati, ku do të plotësohen nevojat e bashkësisë lokale për aktivitetet e ndryshme që do të zhvillohen brenda vitit.
——————
Shoqatat e komunës së Medvegjës ka shprehur shqetësime lidhur me situatën e krijuar në veriun e Kosovës, duke apeluar që bashkësia ndërkombëtare të kthejë vëmendjen edhe nga kjo komunë në skaj të Jugut të Serbisë, e banuar me popullsi shqiptare. Një nga shoqatat a e këtij rajoni “Trojet” me qendër në Prishtinë dhe shoqatat e tjera me përfaqësitë në diasporë kërkojnë që njëherë e përgjithmonë të kthehet vëmendja ndaj kësaj komune që dita ditës po braktiset nga shqiptarët dhe të hartohet plan për kthimin e të gjithë të shpërngulurve.“Këtë e kemi përjetuar në mënyrë të dhimbshme edhe ne banorët shqiptarë të Medvegjës gjatë shumë dekadave, që tani si pasojë e një politike të sëmurë e gjenocidiale serbe jemi shpërndarë anembanë botës, pa shpresë që të kthehemi në trojet tona stërgjyshore”, theksohet në komunikatë, duke shtuar se politika shqiptare duhet të imponojë masat dhe kushtet e reciprocitetit për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ashtu aq sa përfitojnë serbët në veriun e Kosovës, këtë duhet ta përfitojnë edhe shqiptarët në këtë rajon të braktisur. Deri më tani, sipas Klubit të Vendlindjes ”Trojet”, pushteti “demokratik” i Beogradit për pesë mijë (5000) shqiptarët e Medvegjës, të shpërngulur me presione e dhunë, dhe për më shumë se dhjetë mijë (10. 000) shqiptarë nga Presheva e Bujanoci, po ashtu të përndjekur, nuk ka shprehur kurrfarë interesimi dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për krijimin e kushteve të kthimit të tyre në trojet e veta. Shoqatat joqeveritare dhe atdhetare medvegjase kanë shprehur brengosje dhe indinjatë të thellë për ngjarjet dhe dhunën e fundit, që po ushtrohet në veri të Kosovës nga strukturat jo-legjitime serbe, të nxitura dhe të financuara vite me radhë nga Qeveria e Beogradit. Këto shoqata përkrahin masat e ndërmarra të Qeverisë së Republikës së Kosovës për bllokimin e veprimeve të strukturave ose të grupeve kriminele, paramilitare e të mbeturinave të ish-pushtetit diktatorial të Milosheviqit, dhe aplikimin e masave për zbatimin e ligjit dhe të rendit kushtetues dhe të reciprocitetit e barazisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
RTV Presheva

The campaign of abuse made her a victim spy phone software with http://www.topspying.com/ all over again

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch