Home » Lajme » TV Presheva lajmet e datës 12 gusht 2011

TV Presheva lajmet e datës 12 gusht 2011

Një mbledhje e përshpejtuar e këshillit komunal sot u mbajt për miratimin e një programi I cili është hartuar në sektorin e bujqësisë në kuadër të administratës komunale të Komunës së Preshevës ku janë përcaktuar 150 mesherave për komunën e Preshevës. Në fjalën e tij kryetari I komunës së Preshevës thekson me tej se këto 2-3 ditë janë më tepër se 80% të të interesuarve për këto meshera dhe pa dyshim se ata duhet ti plotësojnë kushtet e nevojshme për të cilat do të mësohen nga komisioni përkatës që është formuar sot në kuadër të këshillit komunal me implementimin e programit.

 

———————-

Në Bugarinë (Sllavujevc) po bëhet asfaltimi i rrugës me gjatësi 500 metra dhe gjerësi 3- 4 metra. Ndërkohë për këtë vit sipas kryetarit të komunës, Ragmi Mustafa janë paraparë 3 milion e 300 mijë dinarë për asfaltimin e rrugëve me mjete të siguara nga pushteti lokal dhe Trupi Koordinues. Ndërkaq do të vazhdohet edhe me projekte të tjera për këtë vit sa I përket asfaltimit të rrugëve në territorin e komunës së Presheves dhe gradualisht po përmbyllet në sezonin më të përshtatshëm të asfaltimeve duke marrë parasysh edhe temperatura të larta që plotësojnë kushtet teknike për shtrimin e rrugëve me shtresën e caktuar të asfaltit.
——————-
Policia hungareze ka kapur një shtetas serb, i cili dyshohet se me dy ndihmës vendës ka kryer krime të pashembullta – ka groposur disa njerëz të gjallë, bëjnë me dije mediat. Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, transmetoi sot njoftimin e televizionit shtetëror hungarez – MTV, sipas të cilit krimi ka ndodhur në pyllin e adës Çepel, në paralagjen jugore të Budapestit, ku organet hetuese kanë gjetur tri kufoma, ende të njoma dhe tri kafka njerëzish, të groposura aty muaj më parë. Siç theksohet, veprën monstruoze penale e zbuloi një nga viktimat, një i ri me origjinë rumune, i cili ia kishte dalë të dilte nga varri, të arrijë në shtëpi dhe të njoftojë policinë. Sipas pohimeve të tij, të dyshuarin, i cili ndërkohë ka pranuar veprën, e kishte njohur e gjithë familja. Kishte ardhur ndër ta herë pas here, kishte kërkuar sasi të vogla parash hua dhe ato i kishte kthyer me rregull, me siguri që kështu të fitonte besimin e tyre. Siç shkruajnë mediat, serbi atë ditë e kishte thirrur rumunin që e njihte për të pirë birrë te një çift bashkëshortësh të pashtëpi, diku thellë në pyll dhe pasi kishin pirë disa gota birrë që të tre e kishin sulmuar djaloshin \, ia kishin lidhur duart pas shpine dhe e kishin hedhur në një gropë të hapur që më parë. Sulmuesit ndërkohë ia kishin marrë kartelën bankare dhe e kishin detyruar t’ua tregonte kodin e pinit, por as kjo nuk i kishte ndalur të kryenin krimin. Djaloshi ia kishte dalë disi të dilte nga gropa, ishte kacafytur me qenin që e kishin lënë roje dhe pastaj me vrap ishte futur në një shtëpi aty afër. Rrugës nga disa kalimtarë kishte kërkuar telefonin celular për të njoftuar policinë, por askush nuk kishte dashur t’i ndihmonte njeriut ashtu të përbaltur e të përgjakur. Varreza masive tregon se e njëjta metodë ishte përdorur edhe herë të tjera më parë. Rasti po hetohet.
————–
Kontrabanda në kufirin Kosovë – Serbi nuk është ndalur. Ajo po bëhet me automjete të vogla që po hyjnë përmes rrugëve dytësore. Doganierët kanë konfiskuar 600 litra vaj ushqimore të tipit “Dijamant”. Vaji në fjalë kishte origjinën nga Serbia, ndërsa transportohej me automjet të vogël nga një shtetas i Kosovës, me përkatësi shqiptare. Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, ka thënë se malli kontrabandë është zënë në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në Dobrosin. “Rreth orës 12:40, në rrugën Dobrosin-Pograxhë, është ndalur automjeti me targa VR 977-82, të cilin e voziste N.M. (shqiptar). Gjatë kontrollit kemi hasur në mallin kontrabandë nga Serbia”, ka thënë Stavileci duke shtuar se dyshohet se malli në fjalë ka hyrë përmes rrugëve dytësore, në rajonin e Gjilanit. Stavileci ka thënë se te pala është gjetur edhe kuponi fiskal, i cili dëshmon se malli në fjalë është blerë në Serbi, njofton Koha. Vaji ushqimor i tipit “Dijamant” kishte origjinën nga Serbia. Vlera e 600 litrave vaj, sipas përllogaritjeve të Doganave, ka vlerën e 840 eurove.
“Malli është konfiskuar dhe lënda është proceduar për sektorin e kundërvajtjes në Prishtinë”, ka thënë Stavileci. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për bllokimin e importit nga Serbia është marrë më datën 20 korrik. Kjo është hera e parë që kontrabandohet vaj ushqimor, pasi para vendimit për reciprocitet nuk është paguar doganë për këtë mall. Doganat e Kosovës kanë paralajmëruar se do të ketë kontroll shtesë në gjithë Kosovën për të parandaluar kontrabandën nga Serbia
——————
Dje rreth orës 09 në pjesën e bazës Ndërmarrjes për rrugë Putevi Uzhice në atarin e fshatit Strezoc, lagjja Mamincë, gjatë orarit të punës kanë humbur jetën Mirosllav K i lindur në vitin 1987 nga Uzhica dhe Zoran Gj i vitit 1956 nga fshati Strezoc. Ndërsa janë lënduar Zheljko Gj i lindur në vitin 1968 nga Kraleva dhe Dejan S i vitit 1983 nga fshati Strezoc. Të lënduarve u është dhënë ndihma e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë direkcioni i policisë në Vranjë deri tek fatkeqësia ka ardhur gjatë shkarkimit të armaturës prej kamionit, vinçi e ka prekur largpërçuesin gjatë së cilës ka ardhur deri te kontakti elektrik me këta punëtorë.
Hetimet i kanë kryer gjykatësi hetues i Gjyqit themelorë në Vranjë, zëvendës prokurori i prokurorisë së Vranjës , inspektorët republikan të punës dhe zyrtarë policorë të drejtoratit policorë në Vranjë.
RTV Presheva

Video playlist 20 percent time in the classroom watch the player below to see the whole playlist, or view it on essaydragon.com youtube

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch