Home » Lajme » TVP lajmet 13 gusht 2011

TVP lajmet 13 gusht 2011

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka gjatë një interviste të realizuar për Radiotelevizionin Presheva ka shprehur vullnetin e mirë dhe gadishmërinë për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të komunave Shkodër- Preshevë.

 

Jam I bindur në ate që nuk kemi realizuar deri më tani do të gjejmë rrugë dhe mënyra për ti ofruar qytetet e tona për bashkëpunim, ka theksuar ndër të tjera kryetari Lorenc Luka. 

 

 

Kryetari I bashkisë së Shkodrës përmes ekranit të Televizionit Presheva ka përcjell përshëndetjen miqësore e të sinqertë tek qytetarët tanë.

Ai ka uruar për realizimin e një progresi sa më të shpejtë në të gjitha nivelet si në ate ekonomik, social e politik si dhe për një integrim sa më të shpejtë në procesin e integrimit evropian si një sfidë kjo e përbashkët e shqiptarëve.

———————-
Drejtoria e Shkollës fillore 9 Maji në Leran në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe zyrën e Trupit Koordinues në Preshevë kanë bërë ndërrimin e dritareve të shkollës, gëlqerosjen dhe shpurjen e puseve. Gjatë kohës verore me angazhim intensiv është bërë ndërrimi i dritareve në shkollën qendër dhe në paralelen e ndarë në fshatin Geraj, shpurja e një pusi në paralelen e ndarë në fshatin Svinjishtë si dhe ndërrimi i dy furrave të sistemit të ngrohjes prej 600 kilovat. Për ndërrimin e dritareve janë ndarë mjete nga Trupi Koordinues në vlerën e përgjithshme prej dy milion e 200 mijë dinarë, ndërsa punë kryes është kompania private Xeni Plast. Sipas drejtorit të shkollës, Rahmi Hiseni tani më punët teknike janë në përfundim e sipër me qëllim të fillimit të mbarë të procesit mësimorë. Në këtë mënyrë do të krijohen kushte më të favorshme për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës qendër dhe paraleleve të ndara të këtij institucioni arsimorë, ka përfunduar drejtori Hiseni.
——————-
Asnjë nga luftërat e viteve 90-të në Ballkan deri më tani nuk ka sjellë asnjë ndryshim kufiri shtetëror, ka deklaruar për REL raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, i cili konsideron se “kështu pritet të ndodhë edhe në rastin e Kosovës”.“Të gjitha luftërat ballkanike të viteve 90-të deri më tani nuk kanë sjellë asnjë ndryshim të kufijve shtetërorë. Të gjithë kufijtë e brendshëm të Jugosllavisë së dikurshme deri më tani janë respektuar, andaj kështu pritet edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Kacin. “Nëse flasim për ndarjen e Kosovës”, tha Kacin, “atëherë mund të flasim edhe për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe, në fund të fundit, edhe për ndarjen e Serbisë”.“Mendoj se askush nuk është i interesuar që të ndodhë një domino efekt i tillë, që sërish do ta destabilizonte Ballkanin Perëndimor”, theksoi eurodeputeti slloven, Kacin. Ajo që ne kërkojmë, shtoi ai, janë lajmet pozitive nga Ballkani Perëndimor, që do të mundësojnë, jo vetëm Serbia të fitojë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim, por – për dallim nga Maqedonia e cila tash e gjashtë vjet pret këtë – ta fitojë edhe datën për nisjen e negociatave me BE-në.
RTV Presheva

Viele ghostwriter behaupten, sie wissen nicht, was mit der arbeit weiter geschieht hier verlinkt

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch