Home » Lajme » TV Presheva lajmet e datës 21 maj 2011

TV Presheva lajmet e datës 21 maj 2011

U bë hapja solemne e Olimpiadës së XVI   të matematikës që organizohen nga KP

Sot ëshët bërë hapja solemne e Olimpiadës së XVI-të garave të matematikës që organizohen nga komuna e Preshevës.Në këto gara po marrin pjesë matematicientë të rinjë nga Kosova . Shqipëria , Maqedonia , Mali i  Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në shtëpin e kultutës sot në mënyrë është bërë hapja e Olimpiadës së XVI të garave mbarëkombëtare të matematikës.

Presheva si nikoqire e kësaj olimpiade ka mirëpritur matematicientëte rinjë nga Shqipëria , Kosova , Maqedoni . Mali i zi dhe Lugina e Preshevës.Në këtë rast olimpiadën e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili u ka uruar sukses të gjithë nxënësve pjesmarrës në këtë olimpiad .

Garat janë zhvilluar në shkollën fillore Ibrahim Kelmendi , por për shkak të korrektësis dhe kriteriumit ka qenë e ndaluar filmimi me kamerë.Musa Ajeti magjistër i matematikës dhe njiherit kryesues i këshilli organizativ ka theksuar se këto gara po realizohen në mënyrën e paraparë , falë ndihmës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.Olimpiada e garave të matematikës për herë të parë ishte organizuar në Tetovë në vitin 1995 dhe që atëherë kjo olimpiadë vazhdon të mbahet çdo vitë nëpër qytete të ndryshme shqiptare.Duhet potencuar se shumë nxënës nga Presheva kanë arritë që të zënë vendin e parë në këto olimpiada.Po ashtu për të gjithë të pranishmit organizatorët kishin përgatiru një biografi mbi komunën e Preshevës .Ndërkaq nesër në ora 9 në shtëpin e kulturës Abdulla Krashnica do të bëhet komunikimi i rezultateve si dhe ndarja e shpërblimeve.

 

 

Promovohet libri “ Pitagora 7 “ e autorit mr.Musa Ajeti

 

“ Pitagora 7” është ky libri i dhjetë me përmbledhje detyrash nga matematika të autorit mr Musa Ajeti i cili është promovuar sot në shtëpin e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Sipas autorit ky libër voluminoz përmban mbi 2200 detyra që do të përdoret për klasat e VIII-ta të shkollës fillore dhe nëntëvjeçare.

Magjistër Musa Ajeti ka promovua sot librin e tij nga matematika

“ Pitagora 7” libër ky me përmbledhje detyrash.Sipas autorit ky libër voluminoz përmban mbi 2200 detyra që do të përdoret për klasat e VIII-ta të shkollës fillore dhe nëntëvjeçare.

 Ndërkaq recensentët e librit Nexhmedin Rexhepi nga Fushë Kosova dhe Ruhi Xhila nga Struga ,kanë përgëzuar autorin për sjelljen në dritë të këtij libri , që është studjuar mirë në mënyrë të detajuar, dhe me detyra që nxënësit në mënyrë të pavaruar  do të punojnë.

Ky është libri i 10-të  autorit , ndërkaq vlen të potencohet se

“ Pitagora 2” është libri i parë elektronik në trojet shqiptare i mr Musa Ajeti.

Kreu I PDSH Ragmi Mustafa – Shkëmbimi i territoreve – ideja më e mirë

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) njiherit kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se angazhohet hapur për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

 

Në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën serbe ai ka thënë se e ka pritur me gëzim idenë e shefit të socialistëve dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic për ndarjen e Kosovës dhe përcaktimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.“Në qoftë se Dacici do të jetë qind për qind pragmatik, atëherë duhet të jetë i gatshëm edhe për ndarjen e Serbisë, në mënyrë që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të bashkohen me Kosovën, ndërsa veriu i Kosovës të bashkohet me Serbinë”, ka thënë Mustafa.Kreu i PDSH-së është i mendimit se pikërisht shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë për përfundimin e tensioneve në Ballkan.“Kjo është absolutisht zgjidhja më e mirë, në qoftë se duam zgjidhjen e problemeve mes shqiptarëve dhe serbëve. Vetëm në këtë mënyrë Prishtina dhe Beogradi mund të vendosin raporte të përhershme të mira fqinjësore. Kështu do të dëshmonin para botës se janë të gatshëm të bëjnë këtë hap precedent”, ka thënë Mustafa, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Preshevës.

 

 

Kursi i mesëm të hënë do të jetë 96.70 din për një euro

Dinari të hënën më 23 maj , do të vazhdojë për të pestën ditë me radhë forcimin kundrejt euros, sepse do të forcohet për 36 pare ose për 0.36 %, kështu që kursi i mesëm zyrtarë do të jetë 96 .70 pare për një euro, cka do të thotë se do të jetë vlera më e lartë e valutës vendore në vitin 2011, ka njoftuar banka popullore e Serbis.

Banka popullore të enjten ka njoftuar se planifikon që 20 ditët e ardhshme në tregun ndërbankarë devizorë  të blejë 40 milion euro.Në vitin 2011 vlera më e ulët e valutës vendore ka qenë më 6 janar cka 1 euro ka pas vlerën e 106.50 din.Vlera me e ulët historike e dinarit ka qenë më 4 janar 2010 , kur kursi i mesëm zyrtarë ka qenë 107 .52 pare për një euro.

RAJONI

 

Në kuadër të vizitës së tij në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka takuar në Akra të Ganës, ministrin e punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të këtij shteti, Alhaxhi Muhamed Mumuni. Sipas një komunikate për media të qeverisë, thuhet se gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ripërsëriti kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, është i bindur se njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ganës është shumë afër, thuhet në komunikatë.Aktiviteti lobues i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli thuhet se do të vazhdojë në Guinea Konakri dhe në Afrikën Qendrore.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nga 22-26 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali. Gjatë kësaj vizite, delegacioni do të ketë takim me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Gianfranco Fini.Në përbëje të delegacionit kosovar do të jenë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, deputeti Glauk Konjufca, dhe këshilltari i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi.Delegacioni do të takohet edhe me zyrtarë tjerë të këtij shteti. Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit me shoqëruesit, do të vizitojë edhe Muzeun Capitolini dhe Përmendoren e Skënderbeut në Piazza Albania, si dhe Museun në Vatikan.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova. Këto komente i ka bërë ai të premten në Beograd, ku i priti 1.200 filloristë serbë nga Kosova. “Ju vini nga vendet tona të mrekullueshme të Kosovës nga të cilat kurrë nuk do të heqim dorë kurrë sepse Kosova është vend ku është ndërtuar identiteti ynë dhe unë dua të ju falënderoj se ju ruani identitetin tonë”, ka thënë Tadic, raportoi Tanjug.Po ashtu, presidenti serb, u ka thënë fëmijëve nga Kosova se duhet të dëgjojnë prindërit, t’i kryejnë obligimet e tyre dhe të jenë të zellshëm.Tadic u ka dëshiruar nxënësve serbë ardhmëri të qetë dhe i porositi se do të bëjë çmos që kjo e drejtë t’iu garantohet.

RTV Presheva Via readwritethink ten free things for valentine’s freedom writers essay topics day via national education association

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch