Home » Lajme » TV Presheva lajmet e datës 8 gusht 2011

TV Presheva lajmet e datës 8 gusht 2011

Për shkak të servisimeve që janë bërë gjatë javës që lamë pas në mjetet teknike të Radiotelevizionit Presheva kemi bërë ndërprerjen e programit deri më datë 07 gusht 2011. Rregullimi i mjeteve teknike ka qenë obligative në bazë të kërkesave nga institucionet përkatëse për radiodifuzion. Për shkak të servisimit të mjeteve kemi qenë të detyruar të ndërprejmë edhe emitimin e reklamave. Me këtë rast klientëve tanë i kërkojmë ndjesë. Njeherit shërbimi i marketingut ka marre vendim që të gjitha reklamat që nuk janë emituar gjate këtyre 5 ditëve do tu kompenzohen klienteles sonë ashtu që reklamat e tyre do të emetohen dhjet ditë më gjatë se që parashihet në kontratat e lidhura mes TVP dhe Klientëve. Nga dita e sotme programi jonë i rregullt sipas skemës programore vazhdon, ju faleminderit për mirëkuptim.
———————
U bë sot asfaltimi i rrugës Vaso Smajeviç në Stacionin Hekurudhorë. Rregullimi i kësaj rruge realizohet në bazë të Planit Investiv në gjatësi prej 220 metra dhe gjerësi prej tri metra, rrugë kjo që lidhet me rrugën kryesore. Sipas kryeshefit të drejtoratit për infrastrukturë, Burhan Emërllahu në bazë të projektit të paraparë gjatë punëve në terren është bërë edhe rregullimi i shakteve dhe vendosja e kapakëve të metalta. Projekti në tërësi ka vlerën e përgjithshme prej tre milion dinarësh. Në bazë të angazhimit të realizuar deri më tani sipas zyrtarit komunal, janë siguruar kushte më të mira për banorët e lagjes Vaso Smajeviq.
———————
Disa ditë më parë ka filluar faza e parë e asfaltimit të një pjese të rrugës prej 500 metra në fshatin Strezoc, financuar nga buxheti i ministrisë së vetadministrimit lokal dhe minstrisë së pakicave me vlerë 3 milion dinarë. Në të ardhmen do të ketë edhe projekte të tjera të financuara nga ky buxhet për fshatin Stezoc.
———————–
Në kuadër të projektit të fituar nga ana e Ministrisë së Rinisë Sportit të Republikës së Serbisë, zyra për të rinj ka organizuar “Marshin e të Rinjve” ku u marshua prej Kuvendit Komunal deri te maja më e lartë në Komunën e Preshevës, maja e Ostrovicës. Në Marshutë morën pjesë të gjithë të rinjtë dhe Qytetarë tjerë të Komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Marshuta filloi të dielën më, 31korrik 2011 nga ora 9.00 me nisje nga Qendra e Qytetit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e te rinjve me ambiente te hapura e posaçërisht me majën me te larte te Ostrovicës.
——————-
Andreas Ernst, gazetar i së përditshmes “Neue Zürcher Zeitung”, njohës i zhvillimeve në Ballkan, thotë se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë mund të shpie drejtë këmbimeve të territoreve. “Veriu do të shkojë në Serbi, Perspektiva e vendbanimeve shqiptare në Serbinë Jugore do të lidhej me Kosovën”, ka thënë ai për “swissinfo”. “Kjo zgjidhje, së cilës shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës rregullisht iu kanë referuar në mënyrë private, është sfiduar edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Disa këtu kanë frikë dhe panik për ndërrime të kufijve në baza nacionale. Personalisht, mua më duket se kjo frikë është paksa e ekzagjeruar. Një konsensus dhe kompromis duhet të gjendet gjithsesi mes Prishtinës dhe Beogradit, me qëllim që Serbia dhe Kosova një ditë të njohin njëra- tjetrën.
——————-
Tendencat e Serbisë për t’i futur brenda kufijve të saj tri komunat veriore të Kosovës mund të përfundojnë me nxjerrjen e një autonomie substanciale për serbët që jetojnë në Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan, shkruan e përditshmja Koha Ditore. Një paralajmërim të tillë e kanë bërë burime të gazetës brenda institucioneve të larta shtetërore, duke mos e përjashtuar mundësinë që “autonomia substanciale e veriut” të dalë edhe publikisht si propozim i një pjese të faktorit ndërkombëtar gjatë ditëve në vijim. “Miqtë ndërkombëtarë kanë filluar ta shohin si mision të pamundur integrimin e veriut pas 12 vjetësh shkëputjeje nga pjesa tjetër e shtetit. Dhe, me qëllim të shmangies së konflikteve të armatosura, si rrugëzgjidhje më të pranueshme ata po e shohin dhënien e një statusi special për atë pjesë”, ka thënë burimi i gazetës. Ai ka sqaruar se “ndërkombëtarët” e arsyetojnë këtë formulë, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë Kosova do të arrijë t’i ruajë kufijtë e saj aktualë. “Ideja e ndërkombëtarëve është që komunat në veri të njihen si njësi të veçanta dhe t’u jepen kompetenca në vetëqeverisje dhe financim”, ka shpjeguar zyrtari i lartë institucional. Mirëpo, sipas tij, autoritetet vendëse deri tash nuk kanë dhënë shenja se do ta pranojnë një zgjidhje të tillë. “Pakoja e Ahtisaarit mbetet si oferta më e madhe që i është bërë komunitetit serb që jeton në Kosovë”, ka thënë burimi i gazetës.
RTV Presheva

Each one gives parents ideas of how to connect with kids and improve http://www.justdomyhomework.com/ their wellbeing in just 5 minutes

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch