Home » Lajme » TV Presheva sporti 21 maj 2011

TV Presheva sporti 21 maj 2011

Carlos Tevez është i gatshëm që ta veshë fanellën e Interit dhe të largohet nga Manchester City, me marrëveshjen e cila tashmë është arritur mes lojtarit dhe klubit zi-kaltër.

Sipas Italiah24, burimet e të cilës janë pranë Massimo Morattit, thonë se Tevez do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me Nerazzurët me përfitime prej 7 milionë euro në sezon.

Marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti dhe shuma e transferimit besohet të jetë 30 milionë euro duke përfshirë këtu edhe bonuset në një klauzolë në kontratën e Mario Balotellit.

Zëvëndëstrajneri te Real Madridi, Aitor Karanka, është i bindur se transferi veror, Hamit Altintop do ta dëshmojë se është lojtar i vlefshëm për gjigantin spanjoll.

“Altintop është një futbollist që vjen nga një skuadër e madhe si Bayerni i Munichut. Ai është lojtar ekipor dhe tipi i lojtarit që duam. Ne jemi shumë të kënaqur për të dhe ne duam t’u tregojmë njerëzve se pse e transferuam atë sezonin e ardhshëm”.

“Unë personalisht jam shumë i kënaqur. Unë po kënaqem me çdo minutë dhe po mësoj shumë. Mourinho është i lumtur dhe i kënaqur që po qëndron te Reali”, u shpreh KarankaIshte thënë se edhe Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë përfshirë në luftë për firmën e Tevez, mirëpo Moratti ka vepruar nën hije ditëve të fundit dhe është shumë pranë finalizimit të goditjes së parë të madhe për verën e ardhshme.

RTV Presheva

No photos are allowed, and those who author popular posts http://www.besttrackingapps.com/ receive points

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch