Home » Lajme » TVP lajmet 01 shtator 2011: Viti i ri shkollor ka filluar sot edhe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunë të Preshevës…

TVP lajmet 01 shtator 2011: Viti i ri shkollor ka filluar sot edhe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunë të Preshevës…

Një shtatori shënohet si ditë e veçantë për të gjithë filloristët të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore. Kryetari I komunës së Preshevës përmes Radiotelevizionit Presheva ka drejtuar një mesazh urimi për filloristët, mësimdhënësit dhe të gjithë stafin arsimorë të komunës sonë. Ai uron që ky vit shkollorë të jetë më I susksesshëm. Në dallim prej nxënësve të komuniteteve të tjera fëmijët shqiptarë edhe më tej përballen me mungesë të tekseve mësimore në gjuhën amtare.

Fillimi I këtijë viti në disa shkolla është karakterizuar me mungesë të ditareve, çështje kjo që është prolonguar nga ministria e arsimit të Republikës së Serbisë. Në anën tjetër vlen të përmendet se parapërgatitjet teknike dhe materiale për fillimin e mbarë shkollorë kanë përfunduar
në mënyrën më të mirë sipas drejtorëve të shkollave fillore në komunën e Preshevës. Ajo çfarë shqetëson mësimdhënësit tanë, drejtuesit e institucioneve arsimorë e me theks të veçant qytetarët është edhe zvogëlimi I paraleleve nëpër shkolla, shkak I së cilës është numri I vogël I nxënësve që regjistrohen në klasën e parë. Zvogëlimi I filloristëve në shkollat e komunës së Preshevës është drastik, shprehen kështu drejtorët e shkollave. Në shkollën fillore Ibrahim Kelmendi në Preshevë me paralele të ndara Stacioni Hekurudhorë, Zhunicë, Tërrnavë, Norçë dhe Kurbali janë regjistruar gjithsej 198 nxënës. Në shkollën fillore Selami Hallaçi në Rahovicë numri I filloristëve për këtë vit shkollorë është 60 të regjistruar ndërsa në shkollën fillore Abdulla Krashnica në bashkësinë lokale Miratoc të evidentuar janë 36 filloristë. Numri I vogël I nxënësve që do të vijojnë vitin shkollorë 2011- 2012 ka sjellur edhe pasojë zvogëlimin e fondit të orëve mësimore dhe numrit të mësimdhënsve si atyre në ciklin e ulët por edhe tek cikli I lartë në të gjitha shkollat fillore. Sipas kalendarit për këtë vit shkollor janë paraparë katër pushime, ku pushimin e parë nxënësit do ta kenë në muajin nëntor. Pushimi vjeshtor zgjat katër ditë dhe fillon me 3 nëntor. Pushimi dimëror që është më i gjatë, fillon nga 4 janari dhe zgjat deri me 13 janar 2012. Pushmi pranveror sipas kalendarit të punës, do të fillojë me 9 prill dhe zgjat deri me 16 prill, kurse viti shkollor për nxënësit e klasave të teta përfundon me 25 maj 2012 gjegjësisht me 8 qershor për nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e shtatë. Maturantët e gjimnazit mësimin e përfundojnë me 18 maj, ndërsa gjimnazistët tjerë shkollën e përfundojnë me 15 qershor
——————
Forumi rinor Islma në Preshevë , ka shpërndarë sot ndihma në gjëra ushqimore dhe higjienike për 100 familje në nevojë. Fillmisht ata I ka ndar një sasi pakosh për OVL-së së UÇPMB-së të cilët do t;ia shpërndanin fmailjrëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.Fikret Limani kryetari I FRI-së thekson se ky aktivitet ka për qëllim që të gjithë së bashku të mëndojme për familjet në nevojë gjithmonë duke iu dalë në ndihmë sa herë që është nevoja. Në anën tjetër menaxheri I FRI-së Zejnulla Dauti potencon se ky aktivitet po realziohet falë ndihmës së bashkëatdhetarëve .Au thitë se FRI-ës edhe pse është një orgazniatë me karater edukativo arsimorë gjithmonë do të ketë si prioritet edhe ndihmë për familjet me nevoja të posacme. Sipas përfaqësuesve të Forumit rinor islam mnë agjendën e tyre ajën edhe aktivitet tjera me karater social , si në ndarjen e bursave për studentë dhe ndihmë të
rregullt sociale për fëmijët jetimë
——————-
Prej 16 deri 18 shtator 201, në Tiranë ose Prishtinë, do të mbahet KONFERENCA KOMBËTARE, me temë: “Studimi i mundësive të përafrimit deri në unifikim të plan-programeve dhe teksteve mësimore në trojet arbërore dhe në diasporë”, të cilën e organizon INSTITUTI I INTEGRIMIT TË KULTURËS SHQIPTARE në Tiranë, organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse. Në këtë Konferencë do të marrin pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mal i Zi dhe nga Diaspora. Nga Lugina e Preshevës, në Konferencën e lartëpërmendur do të marrin pjesë 6 studiues me kumtesa.
Projekti i Studimit të Institutit në Tiranë e ka filluar veprimtarine e tij prej shtatorit të vitit 2010. Shpenzimet e deritanishme për Luginën e Preshevës i ka mbuluar Këshilli komunal i Preshevës, nga mjetet e buxhetit. Sërish, pjesën kryesore të harxhimeve financiare, për pjesëmarrje të Studiuesve të Luginës së Preshevës, do ta bartë Këshilli komunal i Preshevës. Mirëpo, pjesa minimale e harxhimeve të përbashkëta, për pjesëmarrjen e përfaqsuesve të Luginës së Preshevës në Konferencë, me planin financiar të Institutit në Tiranë është paraparë të jetë në lartësi 3.000 euro, mjete të cilat nuk ka mundësi, të gjitha t’i mbulojë Këshilli komunal. Meqë kjo Konferencë është me karakter mbarëkombëtar, për programe dhe tekste mësimore të shkollës shqipe, andaj kërkojmë që bizneset e Luginës së Preshevës, brenda mundësive, ta japin kontributin modest të tyre.
Mjetet që do të ndahen për këtë Konferencë mund të paguhen në xhiro-llogarinë rrjedhëse: 205-165049-29. SHOQATA PER TRASHEGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NE PRESHEVE, te Banka komerciale.
RTV Presheva

This is also the time of year that many writemyessay4me.org positions in education are opening up, providing an opportunity for change

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch