Home » Lajme » TVP lajmet 15 shtator 2011:merret masat e duhura per protesten e 21 shtatorit.

TVP lajmet 15 shtator 2011:merret masat e duhura per protesten e 21 shtatorit.

Në sallën e konferencave në Preshevë, është mbajtur sot takimi i Këshillit Organizativ, për protestën e 21 shtatorit, që është planifikuar të mbahet në Preshevë. Këshilli Organizativ, i cili është i përbërë nga të gjithë kryetarët e grupit të këshilltarëve të partive politike, forumet rinore të këtyre partive, përfaqësuesve të OVL-së si dhe organizatat joqeveritare, pas disa propozimeve kanë vendosur që motoja e kësaj proteste të jetë: “Mjaftë më! Nesër bëhet vonë”. Më pas secili nga anëtarët e këshillit organizativ, është ngarkuar me detyra rrethë organizimit të kësaj proteste, e cila do të mbahet kundër diskriminimit të qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit, dhe Medvegjës, në sferën politike, ekonomike, arsimore, kulturore, administrative, perdorimit të lirë të shkrimit shqip dhe simboleve komëtare, sportë e tjerë. Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë, në seancën e mbajtur më 3 Shtator, ka vendosur që në Luginë të Preshevës, të mbahen tri protesta, kundër diskriminimit të shqiptarëve. E para është mbajtur të martën në Bujanoc, kundër diskriminimit në arsim, kurse kjo e Preshevës përfshinë diskriminimin në të gjitha sferat e jetës. Ndërsa protesta e tretë do të mbahet ditën e festës kombëtare shqiptare më 28 Nëntor, kundër diskriminimit në përdorimin e simboleve kombëtare.
——————
U nënshkrua sot kontrata për financimin e projekt dokumentacionit teknik që ka të bëhë me parkingun e automjeteve në Preshevë. Nënshkrues të kësaj kontrate janë ministri pa portfel, Sulejman Uglanin dhe kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Në bazë të projekt dokumentacionit teknik përfshihet financimi I këtijë projekti që ka të bëjë me parkingun e automjeteve në dy etazhe me konstruksion metalik në lokacionin e tregut të gjelbër. Financimi I projekt dokumentacionit teknik sipas kryetarit të komunës do të bëhet nga ana e zyrës për zhvillim të komunave më pak të zhvilluara në Serbi, rrespektivisht ministri pa portfel, Sylejman Uglanin në vlerën e përgjithshme prej një milion e 400 mijë dinarësh. Realizimi I projektit rregullimi I parkingut të automjeteve në Preshevë do të krijojë kushte të volitshme për vozitësit duke siguruar ambiente adekuate për parkingje si dhe do të jetë në favor të krijimit të të hyrave për Ndërmarrjen Publike Moravica dhe për buxhetin komunal.
——————–
Ka filluar rregullimi I rrugës që shpie për tek penda në bashkësinë lokale Rahovicë. Në bazë të projektit të parparë sipas njeriut të parë të komunës, Ragmi Mustafa rruga ka gjatësinë totale afro një mijë e 200 metra prej të cilave në kuadër të kësaj faze do të rregullohen 800 metra rrugë. Pjesa tjetër e mbetur parashihet të rregullohet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm kalendarik. Rruga që shpie tek penda do të ketë rrol të veçantë për bashkëfshatarët rahovicas dhe për të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës. Rregullimi infrastrukturorë do të ofrojë mundësi më të mira për zhvillimin e turizmit në vendet pitoreske të rrethinës sonë.
————————
Beogradi duhet pa hamendje ta pranojë pjesën jostatusore të Planit të Ahtisarit, i cili popullit serb në Kosovë i siguron një autonomi të rëndësishme dhe garanci evropiane për mbrojtjen e tyre. Një kthesë të tillë në politikën shtetërore ndaj Kosovës e propozon kryetari i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe (SPO) Vuk Drashkoviq, i cili tërheq vërejtjen se vazhdimi i një politike të tillë ka shkaktuar pasoja tragjike për Serbinë dhe popullin serb në Kosovë. Në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti, Drashkoviq i ripërsëritur qëndrimet e veta të kohëve të fundit dhe nënvizon se “me diplomaci është e pamundur të kthehet sovraniteti mbi Kosovën, të humbur para 12 vitesh. Nëse do të tentonim me luftë, do të përjetonim një katastrofë nacionale. Duke vazhduar me politikë joreale dhe të parealizueshme do të humbnim edhe BE-në, do të ndodhte eksodi i serbëve nga Kosova, ndërsa Serbia sërish do të bëhej faktor trazirash i rajonit, rob i politikës tragjike të konfliktit me të gjithë”. Drashkoviq e përsërit se plani i Ahtisarit, një lloj i Planit Z-4 për serbët në Kroaci, serbëve në Kosovë u garanton komuna serbe, polici serbe, shkollim, shëndetësi, gjykata të shkallës së parë, zona të mbrojtura rreth kishave dhe manastireve ndërsa për serbët në veri parashihet edhe një autonomi shtesë. Në konstatimin nëse pranimi i këtij plani do të thotë njohje faktike të pavarësisë së Kosovës, ai këtë mohon, por shton se “kjo do të ishte pranim i realitetit dhe i më së mirës që në këto rrethana është në interes të serbëve në Kosovë dhe Serbi”. “Pa njohjen formale të pavarësisë së Kosovës, të cilën askush nuk e kërkon, duhet të pranuar se Kosova ekziston. Duhet pranuar realitetin. Të pranohet Kosova si fqinj më i mirë dhe i veçantë dhe me të mbahen raporte ekonomike, kulturore dhe të tjera”, thotë Drashkoviq. Për institucionet serbe në veri të Kosovës, ai thotë se nuk mund të quhen as institucione të Serbisë, sepse sipas tij në veri “nuk ka kurrfarë ligjesh, as pushteti”. Ndërkaq për njerëzit që i kontrollojnë institucionet në veri ai tha se lufta e tyre për “mbrojtjen e sovranitetit të Serbisë” ka të bëjë me mbrojtjen e kontrabandës, pasurimit dhe plaçkitjes së Serbisë. Pyetjes nëse planifikon aleancë politike me Partinë Liberal Demokratike (LDP) për shkak të qëndrimit të ngjashëm ndaj Kosovës, Drashkoviq i është përgjigjur: “Gjithnjë e më shumë njerëz në skenën politike po kërkon që të ndryshohet një politikë e pasuksesshme. Edhe kryetari i Këshillit politik të Partisë Demokratike (DS), Dragoljub Miqunoviq ka dalë botërisht me një qëndrim të tillë.

 

RTV Presheva

 

They then how to write an abstract for a research paper refine their paper into a 30-second audio clip that they record on their cell phones

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch